Përse ai nuk ju dashuron më?

Life style

Përse ai nuk ju dashuron më?

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 06:55
Ilustrim

Jeni në lidhje të gjatë me partnerin tuaj, lidhje kjo për të cilën keni menduar se është e përkryer, por ai nuk mendon njëlloj si ju.

Papritur partneri juaj ndryshon sjelljen e tij dhe ju nuk mund të arrini deri tek ai. Në raste të tilla besohet se ai më nuk ju dashuron.

Ja përse ka ardhur deri aty:

Njerëzit ndryshojnë

Nuk mund të shpresoni se personi pranë jush gjithmonë do të qëndrojë i pa ndryshueshëm. Ndoshta partneri juaj ka kuptuar se ju nuk jeni tipi i tij. Tejkalojeni depresionin që u kaplon dhe kujtoni se ekziston dikush i cili do t’ju bëjë të lumtur.

Nuk ju beson më

Keni kaluar një periudhë të vështirë në lidhjen tuaj me të cilën keni bërë që ai ta humbasë besimin e tij tek ju. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ndjenjat e tij të shuhen. Përpiquni ta riktheni besimin prapa, por nëse nuk ju shkon kjo, harrojeni atë!

Komunikim i keq

Kohëve të fundit nuk keni mundur të flisni si më parë. Nuk keni temë të përbashkët për të biseduar dhe kjo është arsye e mjaftueshme që ai të dëshirojë të njohtohet me person të ri me të cilën do të përputhej më shumë se sa me ju.

Mungesë e emocioneve dhe argëtimit

Nuk jeni përpjekur të krijoni emocione dhe argëtim në lidhjen tuaj. Monotonia e qetë ka qenë e mjaftueshme për ju që t’ju japë një farë lloj sigurie. Por, ai nuk është kënaqur me kaq dhe ka ndaluar së dashuruari. Mos e bëni gabimin e njejtë në lidhjen e ardhshme. Secili dëshiron të bëjë diçka të re dhe të ndjehet i joshur nga partneri.

Ëndërra dhe qëllime të ndryshme për të ardhmen

Në fillimin e lidhjes keni planifikuar të shkoni në pushim bashkë, të jetoni bashkë ose edhe martesë. Por, të dashurit tuaj më nuk i interesojnë këto gjëra sepse ndoshta ëndërrat dhe qëllimet e tij kanë ndryshuar dhe ka kuptuar se po të njejtat nuk mund t’i realizojë me ju.

Xhelozia

Ai ka qenë xheloz, ndërsa ju këtë e keni parë si shenjë dashurie. I keni shtuar vaj zjarrit duke u munduar ta bëni akoma më xheloz duke flirtuar me meshkuj të tjerë. Vëndojeni veten tuaj në lëkurën  e tij dhe do të kuptoni përse ai nuk ju do më. Mbani mend se xhelozia është diçka jo e shëndetshme për lidhjen.

Ndryshime të mëdha në jetë

Që ty dyve ju kanë ndodhur ndryshime të mëdha në jetën tuaj që ju kanë ndryshuar juve si person, poashtu edhe dashurinë tuaj.

Pajtohuni me faktin se lidhja më nuk do të jetë si më parë. Nëse të dy vendosni të luftoni për dashurinë, në rregull, por nëse ai ju tregon se më nuk është i dashuruar në ju, harrojeni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat