Shprehjet e lodhshme që mund të dëgjoni në vendin e punës

Life style

Shprehjet e lodhshme që mund të dëgjoni në vendin e punës

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Fjalët që klientët apo kolegët mund të të thonë gjatë ditës, qëndrojnë në mendje shumë më gjatë se orari zyrtar i punës tënde. Eshtë shumë e rëndësishme të tregohemi të kujdesshëm kur përdorim fraza të caktuara me njerëzit që punojmë përreth apo me bashkëpunëtorët tanë. Ka disa që të dëmtojnë psikologjikisht shumë më tepër nga ç'mendoni ju! 

1. "Pa u ofenduar, por..." ose "Pa dashur të tregojë mungesë respekti, po..."

Asnjë nga shprehjet më sipër nuk tregon as respekt dhe as mirësjellje. Gjeni diçka tjetër!

2. "Nuk kam kohë për ta bërë këtë."

Siguria psikologjike është çelësi i një pune në grup të suksesshme. Në momentin që ti dëgjon këtë fjali, me të drejtë panikosesh. Duke marrë një përgjigje të tillë, ti kupton që s'mund t'i drejtohesh një njeriu të tillë kur ke nevojë për ndihmë.

3. "Çfarë X po përpiqet të thotë është se..."

Kur e dëgjon këtë fjali, gjëja e parë që mendon është: "unë s'mund të artikuloj siç duhet, s'jam e aftë dhe njerëit s'më kuptojnë." Kjo frazë ul statusin e personit tjetër, prandaj bëni kujdes.

4. "Po e merr shumë personale, askush tjetër s'e kishte bërë këtë."

Me një shprehje të tillë ti frustron edhe më kolegët dhe i bën edhe më të ndjeshëm nga ç'mund të jenë në një moment tensioni. Mos thoni asgjë nëse s'keni diçka më të mirë.

5. "Dukesh shumë i/e re për këtë"

Një pjesëtar i ri nuk është domosdoshmërisht i dobët brenda një ekipi, prandaj ky s'është argument për t'u përdorur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat