Shkenca përgjigjet: Ja pse çiftet duhet të flenë në shtretër të ndarë

Life style

Shkenca përgjigjet: Ja pse çiftet duhet të flenë në shtretër të ndarë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Ndarja e shtratit është një nivel tjetër intimiteti mes një çifti dhe na ndihmon të ndihemi të sigurtë gjatë ditëve jo të mira. Por, a ka ndonjë problem nëse ju dhe partneri juaj flini të ndarë?

Ka shumë presion mbi këtë diskutim dhe tek ideja që çiftet që bashkëjetojnë duhet të flenë në të njëjtin krevat, por asnjë nga argumentat nuk është i bazuar mbi shkencën.

Gjumi, në botën reale është shpesh i zhurmshëm, me ndërprerje dhe hera herës i mundimshëm. Prandaj çiftet, e të gjitha llojeve, iu duhet të kalojnë përmes disa sfidave gjatë kësaj eksperience.

Kuptimi figurativ i "të fjeturit bashkë" lidhet me seksin, por kush tha që nëse flini të ndarë bëni më pak seks apo nuk doni të jeni të bashkuar? 

Sipas shkencës, të flini të ndarë vjen me përfitime, sidomos kur gjumi trajtohet me objektivitet. Në fakt, nëse ti ndan shtratin me dikë që gërrhet, 50% të fajit për problemet e tua me gjumin, do t'ja adresosh atij.

E vërteta është që të gjithë çiftet duhet ta kenë gjumin prioritet në marrëdhënien e tyre. Pse? Sepse një gjumë i mirë ka fuqinë të forcojë lidhjen tuaj, e ndërsa netët pa gjumë, mund vetëm ta dobësojnë atë. 

Çelësi është të bini dakord për ndyshimet e zakoneve tuaja dhe të bëni kompromis për më të mirën e të dyve. Ka çifte të cilët thonë se të fjeturit në shtretër të ndarë i ka shpëtuar marrëdhënien. Praktikisht, gjumi zë gati 1/3 e jetës sonë, pra edhe më shumë se jeta jonë seksuale prandaj meriton më shumë vëmendje. Në përfundim të studimeve ka rezultuar se nëse fle mjaftueshëm komunikon më mirë, je më empatik, më tërheqës dhe më interesant, gjithë cilësitë që ndikojnë tek një marrëdhënie e mirë. Në fund të ditës do të ndjeni gjithë ndryshimet që listohen më poshtë:

Do të zgjohesh më e lumtur.

Oh, kjo është e sigurt që do të funksionojë. Askush nuk mund t’ju bezdis duke gërhitur apo goditur pavetëdije. Faktet thonë që partnerët zgjohen mesatarisht tetë herë gjatë natës për shkak të pagjumësisë, obezitetit apo depresionit.

Seksi do të jetë më pasionantë

Duke fjetur në shtretër të veçantë ju shmangni rrezikun e të qenit i detyruar apo i refuzuar nga partneri juaj. Dita e zënë dhe rutina do t’i bëjë takimet tuaja më energjike dhe pasionante.

Ndihesh më tërheqëse

Gjumi ka një mal me të mira shëndetësore dhe fakti që bën një gjumë të rehatshëm do të bëjë të ndiheni më tërheqëse dhe seksi.

Do ta vlerësoni marrëdhënien më tepër

Kjo ndodh natyrshëm kur jeni të lirë të bëni atë që doni dhe njëkohësisht keni mirëkuptimin e partnerit. Do ta shihni partnerin me një sy tjetër dhe do të keni më shumë vlerësim për të.

Debati do të jetë një ëndërr e keqe

Kur gjumi prishet edhe ju do tentoni të thoni gjëra që nuk doni t’i thoni. Bëheni nervoz dhe shpesh mund të debatoni. Gjumi i pandërprerë është çelësi për zvogëlimin e nervozizmit dhe luhatjeve të humorit.

Më shumë kohë për veten

Është e vërtetuar shkencërisht që të flejturit në këtë mënyrë të lë më shumë hapësira të kujdesesh për veten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat