Çfarë mund të përdorni për të pasur një super aromë flokësh?

Life style

Çfarë mund të përdorni për të pasur një super aromë flokësh?

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Problemet me skalpin shpesh çojnë në një problem edhe më shqetësues mësë shumti për femrat, aromë e pakënshme e flokëve.

Këto të fundit duket sikur kanë aftësinë të thithin aromat e një ambient ku gatuhet, pihet duhan etj, por nëse ju tregoni kujdes maksimal për të shmangur këto ambiente e sërish flokët ju mbajnë erë, atëherë cili është shkaku. Kjo mund të vijë jo vetëm si pasojë e higjienës së dobët por edhe nga shkaqë që nuk  varen nga ne si  mbiprodhimi i yndyrës, ekzemës , mosbalancimi hormonal, stresi apo problemeve të tjera shëndetësore të lëkurës si infeksionet e kokës, psoriasis dhe infeksionet  kërpudhore.  Më poshtë do t’ju tregojmë disa metoda si të parandaloni këtë shqetësim. Para se të spërkasni parfum mbi flokë, trajtojeni problemin që nga rrënja.

1. Uthulla e mollës parandalon mbiprodhimin e yndyrës dhe gjithçka që duhet të bëni është që në dush t’i shpëlani flokët me uthull molle ! Kujdes duhet përzierë me ujë në raportin 1uthull: 2 ujë, për të mos prishur balancën e pH të kokës. Pas kësaj shpëlajini flokët me ujë të bollshëm.

2. Sode buke

Kjo është një nga metodat më të hershme të neutralizimit të aromave që funksionon mësë miri.

Si ta përdorni:

1. Përzieni ujë dhe sodë buke në raportin 1: 3.

2.Lagini flokët dhe aplikojeni këtë pastë në skalpin e kokës.

3. Lëreni për të paktën 5 minuta.

4. Lani flokët tuaj normalisht.

3. Domate

Lëngu i  domates ndihmon në eleminimin e aromave të këqija nga flokët e kjo falë aciditetit në ndihmon në balancimin e nivelit të pH në flokët tuaj.

Si ta përdorni:

1. Lagni flokët me lëngun e domates dhe mbështillini me një qese plasmas për 15 minuta. Lajini flokët normalisht dhe përsëriteni këtë procedurë dy herë në javë për të parë rezultate më të shpejta.

SHËNIM: Këto ishin disa metoda që funksionojë nëse problemi i erës së keqe të flokëve lidhet me problemin e skalpit të kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat