Sa e gabuar është dëshira e grave për ‘të ndryshuar’ burrat

Life style

Sa e gabuar është dëshira e grave për ‘të ndryshuar’ burrat

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Shpesh gratë qëndrojnë me partnerë që ndonëse i dashurojnë, i kërkojnë vazhdimisht të ndryshojnë. I kërkojnë të jenë më të kujdesshëm, më romantikë, më detajista. T’ja shprehin më shumë dashurinë, t’i çojnë lule krejt papritur, etj, por sa e gabuar është kjo?

1. Presioni për të pasur “burrin e ëndrrave”

Duke patur këtë lloj pritshmërie, aspak të lidhur me realitetin, do ta keni të vështirë të përfshiheni në një marrëdhënie të shëndetshme pasi do të jeni gjithmonë duke kërkuar që pritshmëritë tuaja të përmbushen. Kjo vjen për shkak të mendësisë së gjetjes së një njeriu i cili bën krejtësisht çfarë ato duan dhe u japin çdo gjë. Kjo i shtyn shumë gra të kenë fantazinë e ndryshimit të sjelljeve, karakterit, personalitetit dhe zakoneve në mënyrë që të përmbushin ëndrrat e tyre.

2. Marrëset e vendimeve

Shumë gra duan të jenë ato që marrin vendimet më kryesorë në një marrëdhënie. Kjo i detyron ato të manipulojnë mentalitetin, karakterin, zakonet dhe karakterin e mashkullit me qëllim që t’i “vërbojnë” ata. Megjithatë kjo ka qënë një detyrë e vështirë edhe pse jo të gjitha gratë kanë dështuar në ndryshimin e burrave të tyre. Kjo në të vërtetën ndodh për shkak të presionit nga mikeshat e grave të cilat i’a kanë dalë të ndryshojnë burrat e tyre. Dëshira për të manipuluar shpesh çon drejt fundit të marrëdhënies.

3. Duan të shohin baballarët e tyre tek burrat

Shumë gra priren të mendojnë se mashkulli i jetës së tyre duhet të jetë si ai. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh me të gjithë. Tregohuni të zgjuara dhe vlerësoni çfarë është për t’u vlerësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat