Mënyrat për ta ditur sa inteligjent emocionalisht është i dashuri juaj?

Life style

Mënyrat për ta ditur sa inteligjent emocionalisht është i dashuri juaj?

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Nëse i dashuri juaj i ka të gjitha këto cilësi, mbajeni, mos e lëshoni!

1. Ai është në gjendje të tregojë ndjeshmëri. Qeni juaj ka vdekur. Në vend që të thoshte “përse je aq dramatike, është thjesht një kafshë”, ai ju ngushëlloi gjithë ditën dhe dy javë më vonë ju çoi në një udhëtim të befasishëm – për të adoptuar një qen tjetër.

Ai është empatik dhe i aftë të ketë mirëkuptim për problemet e të tjerëve, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.

2.

Nuk është impulsiv. Kur argumentoni, ai është që “lëshon pe” çdo herë.

Ai kurrë nuk do të thotë diçka të shëmtuar në afekt, vetëm sa për t’ju lënduar, por vetëm debaton mbi argumentet që qëndrojnë.

3. Mundohet gjithmonë të jetë dashamirës me miqtë tuaj. Madje edhe me ata për të cilët ju ka thënë se po e bëjnë me nerva. Sepse ai e di që është e rëndësishme për ju.

4. Ai di të dëgjojë. Edhe pas një dite të keqe në punë, nuk e ka të vështirë të të dëgjojë se çfarë si ju ka lënduar një koleg ose shefi ju ka stresuar. Për më tepër, ai jep sugjerime se si ta zgjidhni problemin.

Nuk ka momente kur ai “ju injoron” ndërsa ju jeni duke i treguar diçka.

5. Mos i mbani problemet ”brenda vetes”. Nëse ekziston një temë që shkakton konvulsione, ata do të insistojnë në zgjidhjen e problemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat