Njëri nga gabimet që veproni me poret e hapura

Life style

Njëri nga gabimet që veproni me poret e hapura

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një prej problemeve më të mëdha të fytyrës, dhe më të gjata, janë pikat e zeza – ato që mbledhin papastërtitë, vajin dhe të gjitha bakteret nga jashtë nëpërmjet poreve të hapura

Në shumë prej raporteve të dermatologëve, këshillat janë nga më të ndryshmet, trajtimet po ashtu. Shumë prej nesh, për t’i eliminuar, përdorim lloje të ndryshme sapunësh, maskash, scrub-esh apo edhe trajtime të tjera në kushte shtëpie.

Një prej produkteve që, me siguri e ke përdorur pa e ditur që nuk është i këshilluar, këtë herë vërtetohet edhe nga specialistët. Cili është produkti? Ai, pas të cilit, me siguri, shumica prej nesh janë të varur.

Pastrimi i poreve me strisha

Të tilla produkte të bukurisë, që zënë një vend të caktuar në market apo edhe në farmaci, janë një zgjidhje e shpejtë e shumicës së vajzave që duan të shpëtojnë nga poret e zeza.

Pas këtij përdorimi, të gjithë janë entuziastë sepse, më në fund, ka diçka që mund t’i shpëtojë nga pikat e zeza. Këto strisha janë të mbushura me ujë në pjesën më të madhe të tyre, ndaj mund të vazhdojnë t’i lënë poret e hapura.

Por ana e errët e këtyre strishave është që përdorimi i shpeshtë i tyre mund ta dëmtojë seriozisht fytyrën dhe të lërë shenja, shkruan Class.

Nëse përdor strishat për pastrimin e pikave të zeza, mund të dëmtosh lëkurën e shëndetshme. Je me fat nëse përfundon me fytyrë të skuqur apo të irrituar, apo nëse ke probleme me lëkurën të tipit ekzemë. Përdorimi i strishave mund të jetë dyfish i gabuar në këtë rast.

Dhe një anë tjetër e errët është që shumë njerëz nuk janë sistematikë në pastrimin e poreve – mund të ecin me idenë se po i pastrojnë poret, por në të vërtetë thjesht kanë hequr pak lëkurë nga hunda apo mollëzat dhe nuk kanë pastruar poret në brendësi me një trajtim të specializuar.

Zgjidhja më e mirë

Një zgjidhje e mirë për të pastruar pikat e zeza dhe një prej atyre që i pastron poret në thellësi janë maskat prej balte, një prej të cilave ajo e qymyrit apo me bazë argjile.

Këta përbërës jo vetëm nuk do ta irritojnë lëkurën, po e pastrojnë nga vajrat, grimi dhe poret e hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat