Truku me majonezë do ta zgjidhë problemin e gjethëve të thata

Life style

Truku me majonezë do ta zgjidhë problemin e gjethëve të thata

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Ky truk për të shkëlqyer gjethet e bimëve është përdorur nga kopshtarët me përvojë

S’ka gjë më të bukur se një shtëpi e mbushur me lule të mrekullueshme. Nëse ju pëlqen edhe gjelbërimi në shtëpinë tuaj, por gjethet e bimëve janë të thata dhe pa shkëlqim, përpiquni t’i ringjallni në këtë mënyrë të thjeshtë.

Truku me majonezë përdoret nga kopshtarët me përvojë për të theksuar bukurinë e bimës dhe të gjitha nuancat e saj.

Grumbullimi i pluhurit në bimë nuk është vetëm një problem estetik, por gjithashtu mund të bllokojë poret e bimës dhe të parandalojë qarkullimin e ujit.

Majoneza është veçanërisht e efektshme në bimë me gjethe të gjera dhe të lëmuara.

Vendosni vetëm pak majonezë në një leckë të pastër dhe fshijini gjethet e bimës me të.

Jo vetëm që do të keni gjethe të bukura dhe me shkëlqim të bimës, por majoneza do të dekompozohet dhe do të mbledhë plotësisht pluhurin e akumuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat