Këto gjëra do t’ju ndodhin nëse e bëni këtë ushtrim çdo ditë!

Life style

Këto gjëra do t’ju ndodhin nëse e bëni këtë ushtrim çdo ditë!

Nga: F.B Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Muskujt abdominal luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e lëndimeve, pasi që e mbështesin tërë shpinën dhe boshtin kurrizor

Rrjedhimisht, ushtrimet dërrasë (planks), janë shumë të mira për muskujt abdominal, dhe jo vetëm.

Ja çfarë do t’i ndodhë trupit nëse e bëni këtë ushtrim çdo ditë:

Do të përmirësoni qëndrimin

Duke e forcuar barkun do të keni mundësinë të mbani një qëndrim të drejt tërë kohën, pasi që muskujt abdominal kanë ndikim të rëndësishëm në gjendjen e përgjithshme të qafës, shpatullave, shpinës dhe gjoksit.

Do të zvogëloni mundësitë e lëndimeve në shpinë dhe bosht kurrizor

Duke e bërë ushtrimin plank do të ndërtoni muskuj, e gjithashtu do të siguroheni se nuk do të bëni shumë presion në shpinë apo ije.

Përmirësim të funksionit të metabolizmit

Muskujt që forcohen përmes këtij ushtrimi sigurojnë që të digjni më shumë se zakonisht, edhe kur qëndroni ulur për një periudhë më të gjatë kohore. Kryerja e këtij ushtrimi para apo pas punës e përmirëson metabolizmin tuaj dhe e mban atë të shpejt tërë diën.

Balancë më të mirë

Duke e përmirësuar balancën përmes kryerjes anash së këtij ushtrimi dhe zgjatjeve, ju do të përmirësoni edhe performancën tuaj në çdo lloj të aktivitetit fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat