Disa nga këshillat për pronarë e rinj se si ta lani, krihni dhe rregulloni qenin

Life style

Disa nga këshillat për pronarë e rinj se si ta lani, krihni dhe rregulloni qenin

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Kur bëheni pronar i qenit, merrni përgjegjësinë për shëndetin e tij, por edhe për mirëmbajtjen e qimeve të pastra, prandaj duhet të mësoni mënyrat se si të kujdeseni për qenin tuaj.

Larja e rregullt

Nëse qenin e lani një herë në vit, ai nuk do të mësohet me larjen, gjë që çdo hyrje në banjë apo në sallonin profesionist e bën përvojë tmerrësisht stresuese.

Kur qenin tuaj e mësoni me rutinën e caktuar, larja dhe mirëmbajtja bëhen shprehi. Bile ndoshta fillon edhe të ndiejë kënaqësi.

Kini kujdes kur e lani me shampon

Kujdesuni që rastësisht që shampoja të mos i hyjë në sy dhe në vesh qenit tuaj. Kjo djeg! Dhe është e rrezikshme. Lajeni tërësisht.

Nëse e lani qenin në shtëpi, kujdesuni që ta shpëlani tërësisht shamponë nga lëkura e tij. Mbetjet e sapunit apo të shamposë do t’i shkaktojnë të kruara, të cilat askush nuk i dëshiron.

Filloni derisa është i vogël

Nëse qenin tuaj nga mosha e re rregullisht e krihni dhe ia lani dhëmbët, ai do të mësohet dhe kjo më vonë nuk do të krijojë probleme.

Bëhuni të vetëdijshëm për përkufizimet tuaja në shtëpi

Edhe pse mund ta qethni qenin edhe në shtëpi, duhet të dini që profesionistët do të bëjnë qethje shumë më të mirë dhe do të dinë se si të sillen me qenin në situata stresuese.

Mësoni qenin që të shtrihet i qetë anash. Kjo është me rëndësi sepse kështu ai do të jetë i qetë dhe i gatshëm për çdo veprim para dhe pas cilitdo rregullim.

Krihjani gjithë trupin

Duhet patjetër që me brushë ta krihni nëpër gjithë trupin dhe vetëm atëherë do të bëni dallimin.

Rregullimi i qenit

Hulumtoni se çfarë rregullimi i përshtatet racës së qenit tuaj. Varësisht racës, ndoshta do të detyroheni të përqendroheni më shumë në kujdes ndaj aspekteve të caktuara të rregullimit.

Qentë me qime të gjata mund të kërkojnë krehje të ndryshme për pjesë të ndryshme të trupit për shkak të dendësisë së qimeve. Është me rëndësi të bëni hulumtim për qenin tuaj nëse planifikoni ta rregulloni në shtëpi.

Mos e detyroni qenin

Nëse qeni juaj është nën stres dhe thjesht nuk dëshiron ta lani, ta krihni apo të qethni, mos e detyroni! Jini të vetëdijshëm për shenjat e tij që është i shqetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat