Në palestër për të bërë trup plazhi, por mbi 70% e të rriturve nuk bëjnë fare aktivitet fizik

Life style

Në palestër për të bërë trup plazhi, por mbi 70% e të rriturve nuk bëjnë fare aktivitet fizik

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Edhe pse vit pas viti në Shqipëri numri i palestrave shtohet, të dhënat nga Instituti i statistikave tregojnë se vetëm 11% e grave dhe 10.4% e burrave stërviten 5 deri në 7 ditë në javë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, mbi 70% nuk bëjnë fare aktivitet fizik.

Sakaq rezulton se janë mbipeshë 41,7 % e burrave dhe 30,8 % e grave dhe jo të gjithë përpiqen të bien nga pesha, megjithëse sipas instruktorëve ka një kërkesë të shtuar prej tyre por vihet re një trend i stërvitjes sezonale.

Vec mungesës së aktivitetit fizik nga pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare, shqetësues është dhe regjimi ushqimor ku vetëm 6.8% e grave dhe 2.6% e meshkujve kanë konsumuar sasinë e rekomanduar të perimeve, 3 ose më shumë racione në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat