Pesë hile të thjeshta për t'i përdorur sa herë ndiheni pesimistë

Life style

Pesë hile të thjeshta për t'i përdorur sa herë ndiheni pesimistë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Ndonjëherë, zakonet që ekspertët rekomandojnë për t'u shkëputur nga humori i keq dhe për të rritur nivelet e lumturisë nuk shkojnë në një linjë me të përditshmen tonë. Kush ka kohë të ulet dhe të bëjë seanca të zgjatura meditimi kur kemi 1000 gjëra të tjera për të bërë?

Fatmirësisht, ka shumë gjëra të tjera të thjeshta që kërkojnë vetëm pak minuta, por kanë fuqinë të të ndryshojnë gjithë ditën. Sa herë të ndiheni pesimistë, të rënë moralisht apo thjesht të trishtuar, bëni një nga 5 gjërat më poshtë.

1. Merru me detyrën tënde më të vështirë

Duke përmbushur detyrën tuaj më të vështirë ju rrisni nivelet e dopaminës, që rrjedhimisht vjen nga "ndjesitë e përmbushjes". Sa herë të ndjeni gjithçka përmendëm më lart, merrni detyrën më të besdisshme që keni për momentin dhe hiqeni qafe.

2. Bëj 10 frymëmarrje të thella

Eshtë ushtrimi më i mirë që mund t'i bëni vetes në momente ankthi apo mungese humori. Mbyll sytë dhe fokusohu totalisht tek frymëmarrja për ta bërë siç duhet.

3. Dëgjo një këngë të gëzueshme

Mundësisht edhe kërce me të! Kërkimet kanë treguar se një muzikë e mirë shkon në një linjë me meditimin. Nëse e shoqëroni edhe me kërcim do ta keni më të thjeshtë për të çliruar stresin.

4. Për pak minuta, fokusohu tek njerëzit që janë gjithmonë aty për ty

Oxytocina është një tjetër "hormon lumturie" dhe për ta stimuluar atë rekomandohet të mendoni për njerëz të cilëve ju besoni. Pyesni veten: Nëse do të kem nevojë për diçka, kush do të jetë aty?

5. Bëj diçka të mirë për dikë tjetër

Ky veprim do të të bëjë të marrësh frymë më lirshëm dhe rrjedhimisht të ndihesh më i lumtur. Sado gjest i vogël të jetë, mirësia mban një forcë të madhe që mund t'ju shpëtojë edhe nga situata më e vështirë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat