Ky është zakoni i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën tonë

Life style

Ky është zakoni i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën tonë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Fuqia e trurit tonë ka tendencë të ulet ndërsa plakemi. Siç mund ta keni dëgjuar, humbja e kujtesës dhe demenca janë një shqetësim gjithnjë në rritje për njerëzit.

Nëse e gjeni veten duke i harruar gjërat më shumë se zakonisht, mund të jetë pak e frikshme. Por duhet të dini se nuk jeni të pafuqishëm kur keni nevojë ta mbani trurin tuaj të shëndetshëm dhe të fortë.

Ka ushtrime të thjeshta të trurit për të përmirësuar kujtesën, të cilat mund t’i bëni për të forcuar mendjen tuaj në mënyrë që të mbani mend më shumë.

Njëra prej tyre është teknika e frymëmarrjes, sipas ekspertëve. Frymëmarrja e mirë, veçanërisht përmes hundës, “freskon” trurin, duke përmirësuar kujtesën.
Përveç kësaj, thithja – më shumë se nxjerrja – aktivizon zonën e trurit që kontrollon kujtesën dhe gjendjen shpirtërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat