Gjashtë muaj pas divorcit, 52-vjeçarja nis një romancë të re me shokun e ngushtë të djalit të saj!

Life style

Gjashtë muaj pas divorcit, 52-vjeçarja nis një romancë të re me shokun e ngushtë të djalit të saj!

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Pas divorcit nga ish-bashkëshorti, kjo 52-vjeçare tregon se si shoku i ngushtë i djalit të saj e ka bërë për vete. Tashmë ata kanë tre vite që janë bashkë, por ajo nuk guxon t’i thotë të vërtetën të birit, sipas “Dear Deidre” të “The Sun”.

Foto Ilustruese

Ndër të tjera, ajo shkruan se nuk dëshiron të martohet dhe as të ketë më fëmijë, por partneri i saj është shumë i ri dhe në të ardhmen mund të shprehë dëshirën për këto gjëra.

Ja rrëfimi i plotë:

“Jam e dashuruar me shokun e ngushtë të djalit tim, i cili uk është as sa gjysma e moshës sime. Kemi rreth tre vite që dalim bashkë dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa të.

Por e di që kjo lidhje nuk do të funksiononte kurrë. Djali im do të na nxirrte nga jeta e tij përgjithmonë që të dy nëse e mëson këtë gjë.

I dashuri im është 24 vjeç, ndërsa unë jam 52 vjeç. Jemi takuar për herë të parë kur i ofrova një vend pune në restorantin tonë. Ai u njoh me djalin tim në universitet dhe që të dy donin të fitonin para gjatë kohës që ishin me pushime verore.

Ishte flirtues që në fillim, pasi më bënte shumë komplimente rreth pamjes dhe më përshëndeste gjithmonë gjatë kohës që punonte tek bari. Një natë vendosa ta shoqëroja për në shtëpi, sepse nuk doja të ecte vetëm në errësirë.

Gjatë kohës që ngisja makinën, filloi të më pyeste rreth martesës, por unë kisha gjashtë muaj që isha ndarë nga bashkëshorti, pasi më tradhtoi me një grua më të re në moshë. Shoku i djalit më pyeti nëse jam gati për të rinisur një marrëdhënie dashurie dhe kur i thash ‘po’, më pyeti nëse mund të lidheshim bashkë.

Në fillim qesha, por kur arritëm në shtëpinë e tij, më pyeti sërish. Gjatë kohës që po përpiqesha të gjeja fjalët e duhura për t’iu përgjigjur, ai më puthi dhe unë nuk e shtyva.

Ditën tjetër gjërat shkuan shumë mirë dhe bisedat mes nesh rridhnin natyrshëm. Ne përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij pas disa ditësh.

Koha ka fluturuar që nga ai moment dhe ai shpesh më thotë se më do dhe unë mendoj se e dua gjithashtu. Por nuk guxoj që ta bëj publike marrëdhënien me të. Më duket sikur jam shumë egoiste. Me shumë mundësi ai do të dëshirojë të ketë fëmijë në të ardhmen dhe do të më kërkojë të martohemi, por unë nuk jamë e interesuar për asnjërën nga këto.

Edhe pse kjo marrëdhënie është e shkëlqyeshme, nuk mund të rrezikoj e të humbas djalin tim përgjithmonë.”

“Dear Deidre” thotë:

“Një marrëdhënie me një diferencë të madhe në moshë mund të funksionojë, për aq kohë sat ë dy keni kërkesa të njëjta. Por ju jeni në faza shumë të ndryshme të jetës, siç e thoni edhe vetë, dhe ai mund të dojë të ketë fëmijë ose të martohet në të ardhmen.

Ju duhet të diskutoni gjerë e gjatë se çfarë konkretisht dëshironi nga jeta. Nëse vendosni të qëndroni bashkë, do të ishte më mirë që të vinit në dijeni djalin për lidhjen që keni. Në të kundërt, është thjesht çështje kohe që ai ta dëgjojë historinë tuaj nga dikush tjetër.

Mbit ë gjitha, nuk keni bërë asgjë për të cilën duhet të ndjeni turp. Shumë njerëz nuk e gjejnë kurrë një partner me të cilin mund të jenë vetvetja dhe të ndihen të vlerësuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat