Meshkujt të veshur me ngjyrë vjollcë, më tërheqës për femrat!

Life style

Meshkujt të veshur me ngjyrë vjollcë, më tërheqës për femrat!

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:54
Ilustrim

Shumica e femrave do ta refuzonin ftesën për takim nëse mënyra se si është veshur ai djalë nuk i pëlqen, por të rralla janë ato femra që do ta refuzojnë një mashkull, i cili ka veshur një kombinim, ku është futur ngjyra vjollcë.

Dihet se meshkujt kujdes të shtuar i kushtojnë mënyrës së veshjes së jashtme të një femre, por gjithashtu edhe për femrat ka rëndësi mënyra e jashtme e veshjes së një mashkulli.

Hulumtimi, në të cilin kishin marrë pjesë 2.000 femra, ka treguar se 28% e tyre kishin refuzuar të dalin me një mashkull, i cili sipas tyre kishte shije të keqe të veshjes.

Në fakt, femrat së pari mashkullin e shikojnë si është veshur, e më pas shikojnë stilin e flokëve dhe këpucët që i ka mbathur. I njëjti hulumtim ka treguar se për femrat më tërheqës është mashkulli që të veshur ka një këmishë apo një bluzë ngjyrë vjollce.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat