Ja çfarë u bëri Covid-19, marrëdhënieve në çift!

Life style

Ja çfarë u bëri Covid-19, marrëdhënieve në çift!

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:05
Ilustrim

Marrëdhëniet në çift janë të vështira, edhe kur nuk jemi në mes të një pandemie. Askush nuk e di këtë më mirë sesa psikoterapistja dhe shkrimtarja belge, Esther Perel. Në fund të marsit, ndërsa gjithë bota po merrte masa për distancimin social, ajo nisi një seri të veçantë podcast-esh me titull "Çiftet në izolim". Në seritë e deritanishme, Perel ka bërë seanca terapie në çift, në Itali, Belgjikë dhe e Nju-Jork, duke u dhënë këshilla sesi ta kalojnë këtë periudhë stresuese dhe shpeshherë acaruese. Psikologia e kaloi karantinën me burrin dhe tregon se çfarë bënë në këtë situatë pandemie.

“Të dy po punojmë, bëjmë psikoterapi. Jemi futur në botët tona profesionale dhe në periudha të caktuara të ditës bashkohemi, kemi shumë për të ndarë. Ajo që po na ndihmon shumë është që të dy ndihemi sikur po bëjmë diçka mjaft domethënëse për momentin, me atë që dimë, atë që kemi praktikuar. Ne jemi larguar fizikisht, por profesionalisht dhe psikologjikisht jemi shumë, shumë afër asaj që po ndodh, por edhe me njëri-tjetrin."

Ju shpesh keni theksuar se nga marrëdhëniet moderne pritet më shumë. Partneri juaj supozohet të jetë shoku më i mirë, i dashuri, psikoterapisti, bashkëpunëtori në kujdesin e fëmijëve dhe pjatalarësi. Gjithçka. Historikisht, këto role janë përhapur brenda strukturave komunale. Kjo pandemi e ka zmadhuar shkallën ku jemi të detyruar të mbështetemi më shumë te partnerët tanë?

Ajo që është thelbësore në këtë moment, sidomos kur kemi vetëm një person për të na dhënë atë që duhet të na sigurojë një fshat i tërë, është që ne të krijojmë kufij, rutina dhe rituale. Duhet të ketë një ndarje midis ditës dhe natës, javës dhe fundjavës, kohës së punës dhe kohës kur je pa punë, familjes dhe kohës individuale, momenteve që janë të orientuara nga detyra dhe momenteve ku ndalemi pak. Kur të hamë ta shtrojmë tavolinën apo thjeshtë shtyjmë tutje sendet e punës, në mënyrë që të na lirohet pak vend? Unë mendoj se, më shumë se kurrë, rutina që krijon një strukturë, që sjell një ndjenjë të rregullit në një botë që tani është kaq kaotike dhe kaq e pasigurt, është thelbësore. Rituali është ai që ndan të zakonshmen nga diçka që është më e ndarë, më e shenjtë. Të tria këto janë thelbësore, informon dritare.net

Disa nga miqtë e mi kanë komentuar sesi është jeta me partnerët e tyre. Ata e bëjnë të dukshme, atë që shpesh ka qenë e padukshme. Kush punon më shumë, e kush më pak. Kush bën punë shtëpie e kush jo. Çfarë efekti ka kjo?

Ajo që po ndodh tani, në këtë këndvështrim të zgjeruar të vetvetes dhe të partnerëve tanë, mund të shkojë në dy drejtime. Në një drejtim, ku thua: "Unë jam kurioz/e. Më trego më shumë. S’e dija këtë. E vlerësoj atë. Si të lashë të bësh gjithçka?” Dhe bëhet vërtet burim i lidhjes. Në versionin tjetër, bëhet burim faji: "Ti do që të them çfarë kam bërë. Sapo lava, pastrova lavamanët. Nëse s’i bëj, do të jetoje si derr.” Ju filloni të ankoheni dhe personi tjetër do të përpiqet t'ju përtypë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe prapëseprapë s’do të merrni ndihmë. Në rastin e partnerëve që luftojnë me njëri-tjetrin. Ju nuk keni nevojë për një derë, për t’u larguar nga shtëpia. Mund të rrini diku atje, pa qenë absolutisht i pranishëm. Çiftet kalojnë nga harmonia, në disharmoni dhe te korrigjimi i gabimit. E rëndësishme është se si luftoni. Kur zemërohesh vërtet për diçka, a mund të thuash më pas, "OK, dola nga vetja, por si do ta zgjidhim këtë?" ose “Shiko, e kuptoj që isha mjaft i/e padrejtë. Më lejo të të them së pari vlerësimin për gjërat që bën, para se të hedh listën e gjërave që nuk mendoj se i bën/”. Këtë gjë e bëj me shumë çifte. Ok, në fillim tregon se po luftoni, por po bëni një luftë ndryshe. Një luftë që mund ta fitoni në çift, me humor. Filloni duke thënë me vete: "Cilat janë një ose dy gjërat që ai/ajo ka bërë që unë mund t'i vlerësoj?" Nëse gjithçka është negative do ta nxjerr në pah dhe nëse çdo gjë është pozitive, do ta marr si të mirëqenë. Nëse e bën në kohë, kjo për shkak se nuk ka ‘trafik’, por nëse je vonë, kjo është për shkakun tënd. Negativja i atribuohet personit tjetër dhe pozitivja merret si: “Kështu duhet të jetë.” Dhe mund që thoni: “Nuk kam pse e vlerësoj këtë, kur unë kam bërë aq shumë gjëra dhe ti nuk i ke vlerësuar.” Por gjeja më e mirë që mund të bësh është të fillosh nga vetja. Ju doni të ndryshoni tjetrin? Po ndryshoni veten si fillim.

Si mund të luftojmë më mirë?

Mbajeni mendjen në një vend. Nëse jeni në debat për pjatat, flisni për pjatat, mos sillni përmend 5-6 gjëra të tjera, dy prej të cilave janë aq të vjetra sa tjetri s‘i mban mend. Fokusojuni te gjëja që jeni mërzitur në atë çast. Mund të bëni një kërkesë të vogël, jo ta nisni si protestë. Thuaji partnerit: “Do doja ta bëje këtë. Unë kam besim se e bën këtë. Biem dakord që ta bësh në dymbëdhjetë?"

Po në lidhje me seksin: Bëhet shumë shaka vërdallë se shumë fëmijë do të lindin për 9 muaj. Por si krijohet hapësira për seks kur ti je izoluar në shtëpi, me kafshë, fëmijë, punë, etj?

Ekzistojnë mite të tilla që duhet të zbërthehen rreth asaj që në të vërtetë ruan interesin erotik te një çift. Ne duhet ta krijojmë atë hapësirë. Për ju që keni fëmijë në shtëpi, ja çfarë të bëni! Nuk keni pse largoheni nga shtëpia për t'u bërë papritmas kapiten i një anijeje, ose shofer kamioni. Thjesht hyni në lojë përmes imagjinatës, kapërceni kufijtë dhe kufizimet e realitetit. Është e njëjta gjë me mendjen erotike. Është versioni i të rriturve, për atë që bëjnë fëmijët kur luajnë.

A ka mënyra si kjo mund të jetë një kohë e mahnitshme për çiftet?

Në kohë ankthi, prioritetet tona riorganizohen dhe e tepërta shpesh nxirret jashtë. Dhe fatkeqësitë funksionojnë si përshpejtues. Njerëzit po marrin vendime: “Ne do të lëvizim. Ne do të ndryshojmë punë. Ne do të shkojmë të jetojmë më afër prindërve tanë. Do të bëjmë një fëmijë tjetër. Do të fillojmë të bëjmë atë që kemi dashur të bëjmë për kaq shumë kohë." Këto gjëra po ndodhin shumë. Janë duke ndodhur shumë gjëra të mrekullueshme, pozitive. Por ato nuk marrin hapësirën që u takon në media, në krahasim me historitë e trishtueshme. Kur njerëzit jetojnë në stres akut, ose krisjet në marrëdhëniet e tyre do të amplifikohen ose drita që shkëlqen përmes këtyre krisjeve do të amplifikohet. Ju merrni një amplifikim të së mirës dhe të së keqes.

Te Times ishte shkruar një artikulli i shkëlqyer nga një redaktore, burri i së cilës u sëmur rëndë nga koronavirusi. Ajo përshkruante përvojën e saj të kujdesit ndaj tij. Çfarë do t'u thoni njerëzve që papritmas duhet të kujdesen për njëri-tjetrin në këtë mënyrë të re dhe tepër shqetësuese?

Ne nuk duhet ta idealizojmë botën para Covid-19 dhe papritmas të mendojmë se e gjithë kjo është situatë e re. Ju nevojiten tri gjëra. Keni nevojë për ndihmë për personin që është i sëmurë, keni nevojë për ndihmë për personin që kujdeset për personin që është i sëmurë dhe keni nevojë për mbështetje strukturore. Mbase ata ku ju mbështeteni jetojnë larg dhe nuk u vijnë dot pranë në këtë çast. Nuk keni pse mbështeteni vetëm te rrethi familjar, apo shoqëror. Duhet të jetë kushdo që është i aftë fizikisht të vijë te ju. Ka shumë njerëz që duan të jenë të dobishëm, duan një të kenë një qëllim, duan të ndihen më pak fajtorë për faktin se ata kanë më shumë se të tjerët. Kjo ka të bëjë me angazhimin e njerëzve përreth jush. Duhet të lokalizosh të huajt. Kjo është situatë e re, shkruan dritare.net

Është një çift në një studio. Njëri nga partnerët ka epsh shumë të lartë tani, tjetri nuk ka dëshirë seksuale. Si t’ia bëjnë ata?

A dëshiron ai që ka më shumë interes të merret me tjetrin, apo bien dakord me vetstimulimin?

Le të themi se do të ishin OK me masturbimin, por ku po shkojnë ata?

Ju mund të jeni nën çarçafë, mund të jeni në banjë, mund ta bëni personin tjetër të kthejë kokën. Gjëja e parë që duhet thënë është: "Unë nuk dua ta bëj këtë, mirë që po ia del vetë.” ose “Unë mund të kujdesem për ty; nuk ke pse më eksiton që të kujdesem për ty. Jam i/e lumtur që të kënaq. " Ajo që njerëzit do të bëjnë ka të bëjë shumë me atë që mendojnë për seksin, atë që mendojnë për dëshirat seksuale të tjetrit, atë që mendojnë për autoerotiken e tjetrit, në praninë e tyre. Dua të them, ka njerëz që nuk duan ta dinë se partneri i tyre edhe masturbohet.

A mendoni se marrëdhëniet janë më të ngushta kru nuk bëni seks menjëherë?

Një nga format më të bukura seksuale është tërheqja plus pengesat, që është e barabartë me eksitimin. Kjo ndodhi gjatë karantinës. Kjo është ajo që bëjnë njerëzit që janë larg njëri-tjetrit. Ata eksitohen, fantazojnë, ëndërrojnë. Kur nuk e takoni një person, nuk e bëni dot atë versionin e shpejtë. Mbase keni një lidhje, ku nuk i dini as emrin personit. Por, në këto momente njerëzit dalin me të tjerët. Dhe ka shumë njerëz që kanë nisur një histori dashurie nga karantina.

Po në rastet ku te një çift është një person që gatuan gjithmonë? Mos duhet që tjetri të lajë gjithmonë enët?

Ju mund ti thoni partnerit ose partneres: “E di që të dy kemi shumë gjëra të tjera për të bërë. Por a mund të ulemi të ndajmë pak rolet. Unë nuk pres që gjërat të jenë 50 me 50, por të paktën të ndahen në mënyrë të drejtë.” Unë vetë e urrej të mbledh mbeturinat. I mbledh burri. Ne i ndajmë gjërat, kush do të marrë çfarë. Sipas gjërave që unë mund të bëj dhe ai jo. Unë për shembull s’e kam problem të zbraz pjatalarësen. E di që burri im s’e bën dot. Luajmë, bëjmë gallata me njëri-tjetrin në këto situata. Duhet t’i merrni gjërat me humor, ose do të kapeni për fyti me njëri-tjetrin.

Çfarë mund të bëjnë çiftet për të përmirësuar marrëdhënien e tyre, ndërsa kanë ngecur bashkuar gjatë kësaj krize?

Është vërtet e rëndësishme ta normalizoni këtë. Duhet ta dini se kjo është ajo që u ndodh çifteve nën stres. Ata do të kapen me njëri-tjetrin, sepse nuk mendojnë se mund ta kontrollojnë atë panoramën e madhe familjare. Kjo është normale. Në vend që të luftoni për këtë dhe të thoni: “Kush e ka më keq këtu?” thjesht pranojeni bashkë. Hiqeni “unë” dhe “ti”, bëjeni “ne”. “Çfarë po na bën kjo situatë ne? Pse na u dashka “ne-ja” në këtë çast?” Nëse po mendoni për atë entitet të tretë të quajtur marrëdhënie dhe të bëni disa gjëra sepse marrëdhënia juaj ka nevojë për to, edhe nëse nuk është ajo që ju nevojitet, kjo do t'ju japë një kornizë shumë shpresëdhënëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat