Disa mënyra për të hequr lehtë make up-in nga rrobat tuaja

Life style

Disa mënyra për të hequr lehtë make up-in nga rrobat tuaja

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Make up-i është një pjesë e rëndësishme për gratë. Të gjitha përdorin produkte të ndryshme për t’u dukur më bukur. Por, ndodh që kur trukoheni, pak pudër apo buzëkuq të bjerë mbi rrobat tuaja. Për t’i larguar njollat, lavatriçja nuk është zgjidhja e vetme.

Mund t’i largoni njollat me pastrues make up-i

Hidhni pak produkt tek njollat dhe fërkoni derisa të hiqen plotësisht.

Përdorni alkool

Fërkojeni mirë copën me alkool për të hequr edhe njollën më kokëfortë të make up -it.

Llak flokësh

E dinit që llak-u i flokëve mund të heqë ço “gjurmë” buzëkuqi mbi rrobat tuaja. Hidhni produktin mbi njollë dhe fërkojeni me një leckë të lagur.

Ujë me sapun

Lani rrobat tuaja të ndotura direkt me sapun dhe ujë të ftohtë.

Akull

Po, e lexuat mirë. Akulli mund të ndihmojë në heqjen e njollave të make up-it. Merrni disa kuba akulli dhe fërkojeni mirë pjesën e njollosur. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat