Nëse akoma nuk e di pse u ndatë, mund ta zbulosh këtu

Life style

Nëse akoma nuk e di pse u ndatë, mund ta zbulosh këtu

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Pas një ndarje të gjithë e kemi gjetur veten duke i bërë pyetjen e famshme: ç'ndodhi? Mendonit se ishit aq mirë dhe tani çfarë? Dy të huaj që duan s'duan do të marrin drejtime të ndryshme. Shkaqet e ndarjes shpesh mund t'ju duken të turbullta dhe t'ju bëjnë të ndiheni të paqartë, por në fakt s'janë dhe aq. Ka disa arsye shumë reale pse njerëzit ndahen dhe më kryesore, i gjeni në listën më poshtë.

Ai ka marrë një drejtim tjetër.

Kohë më parë ju ndoshta keni qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin, keni qeshur, keni udhëtuar, keni shkruar letra, jeni dashururar… mirëpo në një moment njerëzit fillojnë të lëvizin në drejtime dhe destinacione të ndryshme. Ndoshta të dy si partner e keni kuptuar se të ardhmen nuk e keni bashkë. Megjithëse ndonjëherë nuk duket bukur, jeta kështu funksionon: njerëzit ndryshojnë, gjërat ndryshojnë… dhe duhet të merret ky vendim nga njëri nga partnerët edhe pse mendja dhe zemra ndonjëherë duan gjëra të ndryshme.

Kërkon diçka tjetër.

Nuk është e domosdoshme që ai nuk të do më ose të ka harruar për dikë tjetër. Ai mund t’ju dojë akoma, por ka dëshira të tjera në jetë.

Nëse disa njerëz janë më të lumtur me njerëz të tjerë, lerini të shkojnë. Kjo ka të bëjë me respektin dhe dashurinë që keni për veten. Në rastin më të mirë, njerëzit e dashurojnë më shumë njëri-tjetrin duke zbuluar më shumë gjëra, ndërsa në rastin më të keq përfundojnë me ndarje.

Nuk keni qenë parësore për të.

Ndonjëherë ai mund t’i thotë “po” një marrëdhënieje sepse ju ja keni kërkuar dhe ai thjesht nuk e ka refuzuar. Ka edhe nga ata djem që duan thjesht për “qejf” dhe nuk duan të kenë angazhime serioze sepse ndoshta nuk janë gati. Mbase për këtë arsye marrëdhënia juaj mund të ketë qenë kaq e bukur. Ata nuk janë të dashururar me ju: atyre thjesht u pëlqen koncepti i të qenit në një marrëdhënie dhe ideja e të qenurit të dashuruar. Ata nuk janë as të duhurit, prandaj në momentin e parë që u jepet mundësia, hidhen nga anija.

Ai ka humbur ndjenjat.

Dashuria është një ndjenjë  dhe si të gjitha ndjenjat, ajo mund të zbehet. Ndonjëherë kjo është për një periudhë të konsiderueshme kohe, dhe ndonjëherë është vetëm për pak ditë.

Njerëzve ju pëlqen të eksperimentojnë gjëra të reja: instikti seksual i tyre kërkon që të shoh gjithmonë për diçka më të mirë. Prandaj njerëzit mërziten me diçka të vjetër.

Ndonjëherë ata ndahen edhe sepse u mungon tërheqja seksuale midis tyre. Për këtë arye çiftet duhet të përditësojnë kujtimet e bukura bashkë. Provoni gjëra të reja në dhomën e gjumit, bëni pushime, ndajini gjërat personale përpara se të jetë shumë vonë dhe flaka të jetë shuar.

Ai nuk është i lumtur me ty.

Nga ndjenjat negative, ose debatet, mosbesimi, xhelozia, zhgënjimi mund të bëjnë që ai të mos jetë më i lumtur në këtë marrëdhënie. Edhe pse keni pasur kujtime të bukura. Kjo i përket të shkuarës.

Mund të ketë ndodhur edhe dicka më traumatike që do të donit ta harronit siç mund të jetë tradhëtia, shtatëzania e padëshiruar, prindërit nuk janë dakord, keni fe të ndryshme etj. Ndonjëherë kur ka nga këto debate e keni vënë re që keni tendencën të mendoni më shumë për partnerin tuaj? Ndonjëherë kjo të çon në një fillim të ri dhe mund të jetë një test për dashurinë tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat