Gjërat që mund të bëni për ta bërë marrëdhënien tuaj më të mirë!

Life style

Gjërat që mund të bëni për ta bërë marrëdhënien tuaj më të mirë!

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Keni filluar ta merrni njëri-tjetrin për të mirëqenë?

Sido që të jetë përgjigjja, s’do ishte keq të fillonit t’i bënit më shpesh gjërat më poshtë:

1. Tregoni vlerësim/mirënjohje

Ndonjëherë mund të thuash “të dua”, dhe kjo gjithmonë vlerësohet. Por, të tregoheni pak më specifikë, ndonjëherë është edhe më me vlerë. Për shembull, nëse partneri juaj spontanisht pastroi një dhomë që ishte bërë rrëmujë, thoni që e keni vënë re dhe e vlerësoni këtë, shkruan Psychology Today.

Jo gjithmonë duhet të jepni një kompliment – thjesht tregoni se keni vënë re diçka specifike që partneri juaj ka bërë ose thënë dhe që do të thotë shumë për ju. Sigurisht, ai ndoshta s’ka bërë asgjë të jashtëzakonshme veç detyrës së tij, por është mirë të ndihemi të vlerësuar edhe për gjëra të vogla.

Disa çifte kanë një “seancë mirënjohjeje” çdo mbrëmje, ku shprehin atë për të cilën janë mirënjohës në jetën e tyre dhe mirënjohës për njëri-tjetrin. Edhe nëse nuk e bëni këtë çdo natë, të keni një orar javor të planifikuar për të shprehur mirënjohjen jo vetëm që mund ta ndihmojë marrëdhënien tuaj, por mund t’ju çlirojë nga streset e përditshmërisë.

2. Jepni përgjigje empatike

Të gjithë duan të ndiejnë se janë të dëgjuar vërtet. Kur përsërisni thelbin e asaj që keni dëgjuar, partneri juaj ndjen se ju po e ndiqni me vëmendje dhe e vlerëson këtë. Përpara se të përgjigjeni, dëgjoni dhe merrni një moment për t’i treguar partnerit se çfarë dëgjuat.

3. Mos harroni ngrohtësinë e një buzëqeshje dhe prekjeje

Një puthje përshëndetëse kur ktheheni nga puna, një përqafim në shtrat gjatë natës dhe një puthje për të thënë mirupafshin – të gjitha tregojnë se partneri juaj është i rëndësishëm për ju. Ne të gjithë kemi nevojë për prekje që të ndihemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe kjo e forcon marrëdhënien tonë.

4. Gjeni kohë për një #date bashkë

Pavarësisht punës, fëmijëve apo angazhimeve të tjera, duhet të gjeni kohë edhe për ju të dy, vetëm. Lini data dhe momente të caktuara vetëm për veten: Një darkë romantike në shtëpi, një udhëtim i shkurtër.

Mos harroni që para se të jeni nënë, baba, biznesmen i shkëlqyer, të jeni edhe dy partnerë pasionant dhe të dashuruar, citon Anabel.

5. Programoni një ngjarje argëtuese të paktën një herë në dy javë

Gjeni një aktivitet me të cilin ju të dy kënaqeni dhe merrni pjesë në të së bashku. Secili prej jush mund të shkruajë një listë të asaj që ju pëlqen të bëni jashtë shtëpisë. Pastaj krahasoni listat tuaja. Mund të ketë disa aktivitete që mbivendosen ose janë të ngjashme.

Mbani mend se të bësh qejf, nuk ka pse t’ju kushtojë para. Me njeriun e duhur, edhe një shëtitje e thjesht mund të jetë relaksuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat