Gabimi më i madh që bëni me njollat e diellit pas plazhit

Life style

Gabimi më i madh që bëni me njollat e diellit pas plazhit

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Menjëherë pas pushimeve verore, stina e vjeshtës është ideale për trajtimin e njollave, pasi është periudha më e përshtatshme për këtë trajtim, gjithmonë në kujdesin e estetistes profesionale. Ekspertët thonë se gabimi që bëjnë shumica nga ne për trajtimin e njollave është pikërisht neglizhimi i vizitave te estetistët profesionistë.

 Trajtimet profesionale që mund të bëhen në sallon, janë trajtimet me peeling (heqja e qelizave të vdekura në thellësi), nëpërmjet Acideve Alfa Hidroksi (AHA). Kushdo që dëshiron të kryejë një trajtim të tillë, duhet të ketë shumë kujdes që të jetë plotësisht i trajnuar, të ketë përvojë në këto trajtime dhe produktet të jenë të sigurta për lëkurën.

Trajtimi i lëkurës me acide që kanë përqendrim të lartë, mbi 35% e “stresojnë” lëkurën përtej kufirit të shëndetshëm. 

Në qoftë se do trajtohet nga persona jo të kualifikuar me produkte jo të sigurta, lëkura mund të pësojë dëmtime që mund të jenë të përhershme.

Ky trajtim bëhet me seanca dhe periudha më e përshtatshme është stina e vjeshtës dhe ajo e pranverës. Personi që ka problem me pigmentimin e lëkurës dhe me njollat duhet të ketë kujdes të dyfishtë dhe të mbrojë lëkurën me krem mbrojtës, që ka filtra UVA UVB dhe faktor 35 SPF.

Në rastin kur shpenzon kohë jashtë, duhet të riaplikojë mbrojtësin për t’u siguruar. Trajtimet dhe produktet nuk mund të shpëtojnë dot nga njollat dikë që ka predispozitë që t’i krijohen ato, por trajtimet dhe produktet e ndihmojnë që hiperpigmentimin ta mbajë nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat