Vështirë se do ta dëgjoni nga këto shenja fjalën “Të dua”

Life style

Vështirë se do ta dëgjoni nga këto shenja fjalën “Të dua”

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Kur flasim për shenjat zodiakale, janë disa që mezi e nxjerrin nga goja fjalën ‘të dua’ ndaj dikujt

Dashi

Të lindurit në shenjën e Dashit nuk janë më të hapurit për sa i përket ndjenjave, vështirë të hapen ndaj dikujt dhe e bëjnë vetëm kur janë gati të marrin të gjitha përgjegjësitë që derivojnë nga një afirmim i këtij lloji.

Ashtu siç nuk duan të mashtrohen nga dikush, nuk duan të gënjejnë as të tjerët me ndjenjat e tyre irealiste. Gjithashtu, përveçse janë shumë krenarë, e kanë shumë të vështirë të flasin për dashurinë, të paktën derisa të jenë të sigurt që personi përballë ndjen të njëjtën gjë, pasi nuk duan të ekspozohen pa garanci. Megjithatë, sapo e thonë hapur, nuk kanë frikë ta jetojnë atë ndjesi.

Luani

Luanët janë jashtëzakonisht krenarë dhe është shumë e vështirë për ta të flasin për gjëra intime e delikate siç janë ndjenjat e tyre. Gjestet romantike dhe fjalët e ëmbla janë diçka që vjen mbas shumë kohësh, sepse nuk do të kenë luksin të humbasin kohë me dikë për të cilin ndihen të sigurt që vërtet interesohet për ta.

Kur njihen me një tjetër person krenar si vetja, është vërtet e vështirë që marrëdhënia e tyre të bëjë përpara.

Virgjëresha

Virgjëresha e sheh thellësinë dhe intimitetin e dashurisë në thellësi, prandaj nuk ka qejf ta bëjë me fjalë atë. Beson se dashuria është një forcë shumë e fuqishme dhe duhet përdorur vetëm për mirë, kështu që i deklaron ndjenjat vetëm ndaj dikujt që e vlerëson atë dhe e respekton.

Dashuri nuk është të deklarosh për Virgjëreshën, por të ndjesh, kështu që mos prisni fjalë magjike prej saj, derisa të jetë e sigurt që personi përballë do të dijë t’i respektojë ndjenjat e saj.

Bricjapi

Bricjapi e sheh dashurinë në një mënyrë private, si një lojë dhe kush i shpreh i pari ndjenjat, humb. Ja pse merr gjithë kohën e duhur për të mos u shfaqur i dobët dhe i prekshëm para personit tjetër, shkruan Living.

Për sa i përket përmbajtjes së fjalëve, sjelljet e tij janë shumë të sinqerta. I bën të qarta ndjenjat përmes gjesteve të përditshme, e nëse personi përballë di ta shohë në mënyrën e duhur, do të kuptojë si ndihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat