Një tretje që e përshpejton rritjen e luleve dhe i mbron nga dëmtuesit

Life style

Një tretje që e përshpejton rritjen e luleve dhe i mbron nga dëmtuesit

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Për t’i ushqyer lulet shumica e amvisave përdorin preparate të specializuara, duke mos ditur që mjeti për nxitjen e lulëzimit të luleve gjendet në kuzhinën e tyre

Mirëpo, rreth mirëmbajtjes së luleve të oborrit dhe atyre në saksi shpesh është e nevojshme të ndahet mjaft kohë, si edhe para për preparate të posaçme të cilat do të përshpejtojnë rritjen e bimëve dhe do të mbrojnë nga dëmtuesit.

Atë që pak amvisa e dinë është që vitamina B gjendet në shumicën e preparateve për kujdes të luleve të dhomës dhe luleve të oborrit.

Meqenëse tharmi i freskët i bukës është burim i jashtëzakonshëm i vitaminës B, përdoreni atë për përgatitjen e preparatit për ujitje të luleve.

Përbërësit:

▪ 10 g tharm të freskët,
▪ një lugë e vogël e kafes sheqer,
▪ një litër ujë të vakët.

Përgatitja:

Treteni tharmin në ujë dhe shtoni sheqerin dhe përzieni mirë.

Lëreni lëngun të qëndrojë së paku dy orë, pastaj qiteni në një shishe me spërkatës dhe ujitni lulet e dhomës dhe ato të oborrit.

Këtë tretje përdoreni për ujitje një herë në dhjetë ditë gjatë pranverës dhe verës, përkatësisht dy herë në muaj gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Gjethet do të bëhen më të gjelbra, lulet do të jenë më të harlisura dhe të dendura.

Një efekt i ngjashëm jep lëngu në të cilin lëvozhga e bananes qëndron brenda natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat