Një grua e divorcuar jep këshillat më të mira rreth martesës

Life style

Një grua e divorcuar jep këshillat më të mira rreth martesës

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 13:28
Ilustrim

Unë jam një grua e divorcuar, pas 7 vitesh martesë. Duke pasur parasysh përvojën time, ka disa koncepte kyçe që i kam mësuar gjatë këtyre viteve. Gratë kanë përgjegjësi po aq sa burrat në lidhje me suksesin e një martese. Në vijim, po ndaj disa pika që unë mendoj që janë të rëndësishme:

Çdoherë kërkoje më të mirën tek ai. Fokusohu në anët e tij pozitive, jo në ato që nuk të pëlqejnë.

Kryej marrëdhënie intime me të. Shpesh. Gjatë gjithë kohës. Kjo është si një melhem. Mbulon dhe shëron pla*gë.

Kërko këshilla nga gra më të moshuara që kanë pasur martesa të suksesshme. Nuk është e mundur të marrim vendime të mira kur jemi emocionale, ndërsa këshillat e shoqeve të të njëjtës moshë nuk janë si këshillat e grave më të moshuara.

Lëre ta pushojë kokën. Nuk po të injoron, thjesht burrat kanë momente kur i ngrihet truri.

Nuk është puna jote ta ndryshosh apo ta rregullosh atë. Të gjithë jemi në një rrugëtim të ndërtimit të vetes.

Thuaji sa i fuqishëm, i mençur, burrëror është. Gjatë gjithë kohës. Sepse burrat kanë tendencë të harrojnë.

Asnjëherë mos e le pas dore as mos e merr për të mirëqeni faktin që ai të ka zgjedhur ty.

Qesh me shkatë e tij. Edhe nëse nuk janë qesharake.

Ne jemi përgjegjëse për reagimet tona, askush tjetër. Duhet të mbajmë përgjegjësi të plotë për emocionet tona dhe mënyrën si reagojmë. Këtë duhet ta bëjë edhe ai.

Bëji ushqim.

Lëre të jetojë. Ji rehati, butësi dhe kurajo kur ka nevojë.

Mos nis me ankesa sapo të hyjë në shtëpi. Lëre të pushojë.

Duaje në mënyrën që ai do, jo ashtu si ti mendon. Mësoje gjuhën e tij të dashurisë dhe shfaqja dashurinë tënde në mënyrën si ai e kupton.

Zbukuroje veten. Sa më femërore të sillesh, aq më burrëror do të ndihet ai.

Ji e pranishme. Jepija kohën dhe vëmendjen që i duhet.

Asnjëherë mos fol për burra të tjerë, edhe nëse janë imagjinarë apo personazhe në filma, as për t’i thënë që “ti dukesh më mirë se ai”.

Lëre të kuptojë që ke nevojë për praninë e tij mashkullore dhe që i beson plotësisht.

Jepi hapësirë.

Asnjëherë mos e nënçmo para të tjerëve. Ai duhet ta dijë se te ti mund të mbështetet çdoherë. Nëse duhet të diskutoni për diçka që ka thënë ose bërë, bëjeni kur jeni vet.

Mos lejo që çështjet finansiare të hyjnë mes jush.

Pranojeni të kaluarën e njëri-tjetrit. Kjo ju ka bërë çfarë jeni tani.

Fal. Mos lejo të bëheni robër të së kaluarës.

Asnjëherë mos e nënvlerëso fuqinë e prekjes. Ndonjëherë mund të thotë shumë më shumë se fjalët.

Çdoherë zgjidh dashurinë. E dashuria është vepër, jo emociom.

Bërja e këtyre gjërave nuk do të thotë që gruaja nuk pret që burri të sillet mirë gjithashtu, apo që ajo është fajtore nëse martesa prishet. Kjo vetëm do të thotë që ajo e bën pjesën e saj të kontributit në martesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat