Mësime nga super çifti që ka birësuar 620 fëmijë!

Life style

Mësime nga super çifti që ka birësuar 620 fëmijë!

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 09:46
Roger dhe Pauline Fitter

Rritja e një fëmije sot është një sfidë jo pak e lehtë. Sidomos kur vjen puna tek menaxhimi i shpërthimeve të inatit, tantrumet e xhelozia mes njëri-tjetrit.
Megjithatë ka njerëz që duket se kanë recetat për të gjithë ata që ndoshta në këto momente nuk dinë sesi do ia dalin mbanë.

Ky super çift nga Britania që ka birësuar dhe rritur (deri në gjetjen e një familjeje të përhershme birësuese) 620 fëmijë përgjatë 56 viteve, ka rrëfyer eksperiencën e tyre në “Mirror”.

Ata thonë se çelësi i artë për të rritur mirë një fëmijë është qetësia (sa fjalë magjike) dhe komunikimi, shuumëë komunikim.

Pauline dhe Roger Fitter që kanë birësuar nga të sapolindurit, fëmijët dhe adoleshentë, kanë rritur dhe pesë fëmijë të tyre biologjik.

Pauline, tani 81 vjeçe thotë se ajo nuk ka harruar emrin e asnjë fëmije apo ditëlindjet e tyre dhe se beson se birësimi i çdo fëmije ka qenë po aq i rëndësishëm sa dhe të vetët.

“Nëse e kemi bërë mirë punën tonë, ata do të fillojnë një jetë të re dhe nuk do të kenë më nevojë për ne. Disa prej tyre na dërgojnë akoma kartolina për Krishtlindje”, ka thënë ajo.

Mendojeni sërish nëse jeni dorëzuar vetëm me menaxhimin e një fëmije pas kësaj eksperience. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat