Mënyra se si i mbani duart me partnerin, tregon se ç’lloj marrëdhënieje keni

Life style

Mënyra se si i mbani duart me partnerin, tregon se ç’lloj marrëdhënieje keni

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Gjuha e trupit mund të përcjellë shumë për ju dhe për personin që keni në krah.

Disa njerëz pëlqejnë të shëtisin dorë për dore me partnerin e tyre, por disa të tjerë nuk e preferojnë diçka të tillë.

Megjithatë, mënyra se si i kapni duart me njëri-tjetrin, ka një kuptim të caktuar që mund ta mësoni këtu, sipas “Italia Feed”.

Gishtat e gërshetuar me njëri-tjetrin.

Kjo tregon se ju kujdeseni në mënyrë reciproke ndaj njëri-tjetrit. Ky nuk është një pozicion që tregon se dy partnerët kanë vetëm një tërheqje fizike ndaj njëri-tjetrit. Disa çifte vazhdojnë t’i kapin duart nëkëtë mënyrë me kalimin e viteve.

E kapni dorën e partnerit me një gisht.

Në vend që të kapni dorën plotësisht, ju kënaqeni nëse mbani vetëm një gisht të partnerit. Ky është një stil flirtues i mbajtjes së duarve dhe është më i zakonshëm në fillimet e një marrëdhënieje. Megjithatë, kjo metodë mund të përdoret edhe nga çiftet që kanë shumë vite me njëri-tjetrin, sepse në këtë mënyrë ata përpiqen që të mbajnë gjallë interesin ndaj njëri-tjetrit.

Gishtat e lidhur lehtë së bashku.

Nëse i mbani gishtat e ndërthurur lehtë me partnerin, atëherë ju tregoni respekt për marrëdhënien dhe për partnerin tuaj. Ky pozicion tregon se ju i besoni njëri-tjetrit dhe i jepni secilit mundësinë të ketë një hapësirë personale, por gjithashtu kjo tregon një nivel të intimitetit të thellë dhe stabilitetit emocional midis partnerëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat