Formula që ju nevojitet të dini për të humbur peshë

Life style

Formula që ju nevojitet të dini për të humbur peshë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Për të humbur peshë, keni nevojë t’ia vëni vetës synim numrin e saktë të kalorive që dëshironi ta largoni nga trupi juaj.

Përmbajuni këtij numri çdo ditë, dhe shkenca thotë se ju duhet të jeni në gjendje të humbni peshë.

Trajneri i fitnesit dhe mirëqenies, Eric Roberts, ka shpjeguar se si të arrini të përpunoni numrin tuaj të kalorive.

Për ta bërë këtë ju duhet të vendosni për qëllimin tuaj të peshës trupore në kilogramë dhe ta shumëzoni atë me 12.

Për shembull, ai tha nëse pesha juaj e trupit është 68 kilogramë atëherë ju do të shumëzoni 68 me 12, që do të thotë 816.

Kjo tha ai, është numri i kalorive që do të hani posaçërisht për humbjen e yndyrës, shkruan The Sun.

Por formula nuk ndalet këtu, pasi Eric thotë se nuk ka të bëjë vetëm me numërimin e kalorive, por që gjithashtu duhet të përqendroheni në makrot tuaja.

Makro – është e shkurtër për makronutrient dhe këto janë grupet e ndryshme të ushqimit që na ndihmojnë të na japin energji, të tilla si proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet.

Formula e marrjes së proteinave është tjetër nga ajo e mëparshmja.

“Ajo që unë dua që ju të bëni është të merrni peshën tuaj trupore në kilogramë dhe ta shumëzoni atë me një”, është shprehur Eric.

Duke përdorur shembullin e mëparshëm të 68 kilogramëve, kjo do të thotë se 68 e shumëzon me 1, është 68, kjo do të thotë që ju duhet të keni 68 gram proteina çdo ditë.

Tjetra është yndyra, dhe për ta llogaritur këtë ju duhet të merrni peshën tuaj aktuale të trupit, shumëzuar me 0.35.

Kjo do të ishte 68 x 0.35 që është e barabartë me 23.8 gramë yndyrë.

Eric pastaj shpjegoi se pjesa e mbetur e kalorive do të shkonte në karbohidrate.

Ai thotë se ju duhet të synoni të humbni peshë rreth 0.5 kg në 1 kg në javë, derisa të arrini një indeks të shëndetshëm të masës trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat