Pse nuk është dhe aq mirë që mami të jetë shoqja jote

Life style

Pse nuk është dhe aq mirë që mami të jetë shoqja jote

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Dëgjojmë shpesh të thuhet se "mami është shoqja jote e ngushtë" dhe në fakt kjo marrëdhënie i ngjan një skenari perfekt. Ajo është nëna që kujdeset për ty dhe të mbron pa kushte dhe nga ana tjetër, shoqja më e afërt të cilës mund t'i tregosh edhe ndjesinë më të çuditshme tënden. A duhet dhe a është mirë të jetë kështu?

Në fakt, kjo lloj marrëdhënieje vjen me pasoja negative për të dyja gratë, si nënën ashtu dhe vajzën. Që një marrëdhënie të jetë e shëndetshme ka nevojë gjithmonë për disa kufinj dhe ruajtje ekuilibri. Ç'duam të themi me këtë?

1. Vajza s'mund të jetë terapistja jote

Pjesë e të qënit mikesha të ngushta është ndarja e sekreteve me njëra-tjetrën, të flisni për problemet dhe ta mbështesni emocionalisht në situata të caktuara. Kjo marrëdhënie duhet të jetë reciproke, por s'është e shëndetshme për një nënë-bijë. Fëmija nuk duhet të ngarkohet me shqetësimet e prindit dhe s'duhet të marrë rolin e terapistit, e të rriturit që është aty për të shëruar plagët. 

2. Vendosja e kufijve është e rëndësishme.

Nëse ti vendos një rregull, fëmija yt duhet ta kuptojë që duhet ta ndjekë. Ti duhet të jesh figura autoritare para vajzës tënde pasi në të kundërt, nëse në sy të saj je prindi që i lejon të gjitha shkakton vetëkontroll të dobët tek fëmija. 

3. Duke qenë shoqe të ngushta, mund të jetë e vështirë për vajzën tënde të bëhet e pavarur

Me kalimin e kohës, ajo duhet të rritet e pavarur dhe e përgjegjshme për veprimet dhe gabimet e saj. Duhet të bëjë zgjedhjet dhe të marrë vendimet e saj. Ndërkohë roli yt si nënë mund të ndryshojë gjithashtu me kohën. Nëse silleni si shoqja e saj e ngushtë thjesht do t'ja bëni më të vështirë të përshtaten me botën prej të rrituri.

4. Do ta ketë më të vështirë të zhvillojë personalitetin e saj.

Duke qenë shumë afër saj do ta ndaloni nga zhvillimi i një personaliteti që është i ndryshëm nga i juaji. Normalisht ajo duhet të vëzhgojë sjelljen tuaj, të të atit dhe njerëzve përreth, por duhet të seleksionojë sjellje dhe opinionet e saj.  Duke qenë shoqja e saj e ngushtë, s'e lini të krijojë identitet.

Sigurisht, të jesh shoqe me mamin ka përfitimet e saj, por duhet të dini të mos "vareni" shumë tek kjo lloj shoqërie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat