Sipas studimit, vaksinat kundër Covid nuk ndikojnë në performancën seksuale

Life style

Sipas studimit, vaksinat kundër Covid nuk ndikojnë në performancën seksuale

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Ka kaluar gati një vit që kur njerëzit filluan të marrin vaksinat e para kundër koronavirusit, por disa njerëz ende kanë pyetje të shumta në lidhje vaksinat, sidomos me mundësinë e efekteve anësore që mund të shkaktojnë ato në jetën seksuale.

Sipas Qendrës për Kontrollimin e Parandalimin e Sëmundjeve nuk ka dëshmi që vaksinat kundër koronavirusit mund të shkaktojnë probleme të pjellorisë mashkullore.

Efektet anësore që mund të përfshijë vaksina janë dhimbjet në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje e kokës dhe ethe.

Sipas shkencëtarëve, këto efekte anësore zgjasin vetëm dy ditë dhe kanë tendencë të jenë më të rënda pas dozës së dytë të vaksinës.

Në anën tjetër, në lidhje me performancën seksuale, shkencëtarët kanë theksuar se koronavirusi mund të shkaktojë probleme më të mëdha sesa vaksina.

Për shembull, një studim i vogël i botuar në revistën Andrology shikoi të dhënat e sondazhit për 100 burra seksualisht aktiv (25 kishin COVID-19 në një moment, 75 jo). Rezultatet e tyre treguan se burrat që kishin COVID-19 kishin shumë më shumë gjasa të raportonin probleme me ereksionin, sesa ata që nuk ishin prekur nga virusi.

Shoqëria Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese ka rekomanduar që burrat të marrin vaksinën kundër koronavirusit. “Vaksinat kundër COVID-19 duhet t’u ofrohen burrave që dëshirojnë pjellori, të ngjashme me burrat që nuk dëshirojnë pjellori, kur plotësojnë kriteret për vaksinim,” tha ASRM në një deklaratë.

Shkencëtarët sugjerojnë që burrat që kanë frikë dhe janë të pasigurtë në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit, të këshillohen me mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat