Kujdes meshkuj! Femrat e bukura ju bëjnë keq për shëndetin

Life style

Kujdes meshkuj! Femrat e bukura ju bëjnë keq për shëndetin

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Femrave të bukura nuk u duhet shumë kohë që të të dëmtojnë shëndetin; u mjaftojnë edhe pesë minuta. Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i Universitetit të Valencias në Spanjë.

Sipas autorëve të studimit, efektet janë më të mëdha tek meshkujt që takohen me një femër të bukur dhe besojnë që ajo është ‘e paarritshme’ për të.

Në studim janë përfshirë 84 meshkuj, të cilët janë mbyllur në një dhomë për periudha të ndryshme kohore që varionin nga pesë minuta deri në një orë.

Reagimi i meshkujve ishte i ndryshëm në shumë aspekte, por fizikisht thuajse i njëjtë. Tek të gjithë u vu re një rritje e nivelit të hormonit kortizol.

Disa meshkuj e kanë të lindur dhe i shmangin femrat tërheqëse që në momentin që mendojnë se janë të paarritshme për ta, por pjesa më e madhe e tyre tërhiqet dhe trupi reagon me prodhimin e hormoneve, veçanërisht kortizolit”- thuhet në studim.

Në fakt, në doza të vogla kortizoli ka efekte pozitive pasi ndikon në përqendrimin dhe vetëbesimin, por në doza të larta dhe në mënyrë kronike mund të përkeqësojë sëmundjet e zemrës, diabetin, tensionin e lartë dhe impotencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat