Pizhamet vatër ushqyese e bakterieve

Life style

Pizhamet vatër ushqyese e bakterieve

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Pizhamet i përkasin gardërobës intime, kështu që ato duhet të lahen më shpesh se zakonisht

Ekspertja e modës, Harpa Gretarsdetir, thekson se pizhamet janë një vatër ushqyese për bakteret, sepse i veshim për disa ditë rresht, mirëpo janë gjithashtu një gardërobë intime.

Pizhamet duhet të lahen pas veshjes së tretë, nëse vishen pa rroba të brendshme.

Gretarsdetir thekson gjithashtu se është shumë e rëndësishme të bëjmë një dush para se të veshim pizhamet tona.

Poashtu, nëse veshim të brendshme, mund ta zgjasim veshjen e saj deri në shtatë ditë, ndërsa ky është afati maksimal pas të cilit është e nevojshme të lahen.

Larja e rregullt e pizhameve pas disa përdorimeve do t’i vrasë bakteret, kërpudhat dhe do t’i parandalojë aromat e pakëndshme.

Është shumë e rëndësishme që t’i lani ato në temperaturën më të lartë të mundshme nëse ngjyra dhe materiali e lejojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat