Disa këshilla si të mposhtni stresin e punës

Life style

Disa këshilla si të mposhtni stresin e punës

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Ne të gjithë stresohemi herë pas here, por ekspertët thonë se kjo gjë duhet të shmanget sa më shumë që është e mundur sepse në këtë formë shmangni sëmundjet vdekjeprurëse,

Ata thonë se ekziston një lidhje e madhe mes mendjes dhe zemrës kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Stresi ndikon tek të gjithë ndryshe, mirëpo me raste mund të çojë në sulm në tru ose në zemër.

Duke shkruar në Hypertension, një revistë e Shoqatës Amerikane të Zemrës, ekspertët thanë se hormonet e ngritura të stresit lidhen me një rrezik të lartë të presionit të gjakut dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.

Mbi 6 mijë njerëz u studiuan dhe u testuan për nivele të ndryshme të hormoneve që kontribojnë në stres, ata u vëzhguan për një periudhë prej 13 vitesh dhe u monitoruan për zhvillimin e hipertensionit dhe zhvillimeve kardiovaskulare, të tilla si dhimbja në gjoks, nevoja për një procedurë të hapjes së arteries, ose të paturit e një sulmi në zemër, shkruan The Sun.

Ekspertët zbuluan se mesatarisht pas një vëzhgimi gjashtë vjeç e gjysmë, pacientët të cilëve hormonet e stresit iu dyfishuan kishin deri në 31 përqind më shumë gjasa të zhvillonin hipertension.

Gjithsesi, ka disa këshilla se si ta mposhtni stresin:

Ushtrimet

Të qenit aktiv ndihmon në uljen e nivelit të stresit, duke iu bërë të ndiheni më të relaksuar.

Prandaj, ushtrimet e rregullta dhe të vazhdueshme ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj mendor, duke shtuar gjasat që të mposhtni stresin e punës dhe jo vetëm.

Të ushqyerit shëndetshëm

Ushqimi i shëndetshëm dhe i rregullt e ulë mundësinë e stresimit.

Nutricionistët këshillojnë që të hani sa më shumë ushqim pa sheqer dhe madje saherë që iu shkon mendja në këto ushqime, duhet kujtuar se ato ndikojnë negativisht edhe në organizmin, por edhe në nivelin e stresit.

Bashkëbisedimi

Nëse jeni duke u stresuar në punë, kalimi i disa minutave për të biseduar me bashkëmoshatarët ose miqtë mund t’ju ndihmojë.

Eksperti i shëndetit në punë, profesori Cary Cooper thotë se nëse nuk keni marrëdhënie të mira me njerëz dhe nuk keni mbështetje të mjaftueshme, kjo mund të ndikojë që të keni nivel më të lartë të stresit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat