3 reagime normale që jep trupi pasi keni filluar vrapin

Life style

3 reagime normale që jep trupi pasi keni filluar vrapin

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Aktiviteti fizik është gjithmonë i mirë dhe i nevojshëm, por gjatë kohës që ushtroheni mund të vini re disa ndryshime në trup. Me të drejtë mund të shqetësoheni, por pa panik. Nuk bëhet fjalë për probleme shëndetësore, thjesht tregon që vrapi po jep rezultatet e veta. Çfarë i ndodh trupit kur vrapojmë?

Kollë

Nëse vraponi vazhdimisht, mund të keni hasur shpesh herë probleme me kollën. Nuk duhet të mendoni se jeni sëmurë sepse faktikisht është diçka që mund t'i ndodhë kujtdo. Zakonisht kolla është më e shpeshtë tek personat të cilët nuk vrapojnë rregullisht dhe trupi i tyre ka rënë në qetësi. Provoni të merrni frymë duke mbajtur një shall përpara gojës. Në këtë mënyrë frymëmarrja juaj do të stabilizohet dhe nuk do të keni më kollë.

Rrjedhje hundësh

Kjo vjen si pasojë e irritimit të kanaleve të hundës. Ky efekt mund të bëhet akoma më i pranishëm nëse jeni alergjikë ndaj pluhurit apo polenave. Për ta shmangur ju mund të merrni një sprai për hundën.

Kruajtje

Vetëm 3 minuta pasi keni filluar të vraponi, ju do të ndjeni kruajtje thuajse në të gjithë trupin. Në disa rastë kjo vjen si pasojë e lëkurës të thatë e cila reagon ndaj ngrohjes së muskujve apo arterieve tuaja. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, thjesht bëni një dush pas vrapit apo përdorni një krem hidratues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat