Kështu mund ta bëni vetë pastruesin e ekranit të telefonit

Life style

Kështu mund ta bëni vetë pastruesin e ekranit të telefonit

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Nëse doni ta mbani telefonin tuaj të rregullt dhe të pastër, duhet të keni një mjet pastrues të përshtatshëm të ekranit, por edhe të pjesës tjetër të telefonit për të hequr një numër të madh bakteresh që janë me të

Mirëpo, duhet të dini se si ta fshini telefonin – në mënyrë që të mos i dëmtoni altoparlantin, mikrofonin ose baterinë.

Pastrues telefoni

Nëse dëshironi – mund ta bëni vetë mjetin ideal për pastrimin e telefonit tuaj, shumë lehtë.

Ju duhen vetëm disa përbërës! …

▪ Ujë i distiluar
▪ Alkool izopropil (70%)
▪ Shishe spërkatëse
▪ Pëlhurë për pastrimin e syzeve

Procedura për përgatitjen e pastruesit të telefonit:

1. Mbushni shishen deri në gjysmë me ujë dhe në gjysmën tjetër shtoni alkool.

2. Mbyllni shishen e cila ka spërkatës dhe tundeni, pas së cilës lëngu është gati për përdorim.

3. Spërkateni leckën me pak lëng, por nga distanca, në mënyrë që lecka të mos bëhet e lagur, por vetëm e njomur.

4. Fshini telefonin në pjesën e përparme dhe të pasme.

Këshilla

Asnjëherë mos përdorni alkool të pastër për të pastruar celularin tuaj, pasi është shumë agresiv dhe mund të dëmtojë ekranin dhe kutinë plastike të telefonit celular.

Mos spërkatni lëng direkt në celular, pasi edhe sasia më e vogël e lagështirës mund të dëmtojë mikrofonin, altoparlantin dhe baterinë.

Mund ta ruani shishen dhe leckën në një qese dhe t’i përdorni kur të doni. Pastroni celularin tuaj me këtë lëng të paktën një herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat