Pasoja e mistershme të marijuanës: Adoleshentët raportojnë të njëjtat simptoma të çuditshme

Life style

Pasoja e mistershme të marijuanës: Adoleshentët raportojnë të njëjtat simptoma të çuditshme

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Një sëmundje e pazakontë është në rritje në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në shtetet që kanë legalizuar marijuanën. Përdoruesit e zakonshëm të kanabisit, përfshirë adoleshentët, po shfaqen në dhomat e urgjencës duke u ankuar për shqetësime të rënda të zorrëve.

“Janë duke u ankuar për dhimbje barku, kanë shumë të përziera dhe mbajnë vazhdimisht barkun me dorë”, thotë dr. Sam Wang, mjeku i cili po trajton adoleshentët me këtë lloj problemi.

“Ata vjellin dhe pastaj vazhdojnë të vjellin edhe më shumë. Kjo vazhdon me orë të tëra”, shton ai.

Sam thotë se “kemi të bëjmë me një rast të sindromës së hiperemezisë së kanabisit ose CHS”.

Një gjendje e çuditshme

Sindroma e hiperemezisë së kanabisit shpërtheu në skenën mjekësore në 2004, kur një grup studiuesish kaluan 19 përdorues kronikë të marijuanës me të njëjtat simptoma. Studiuesit ndoqën nëntë nga pacientët me kalimin e kohës dhe zbuluan se simptomat u larguan kur përdorimi i kanabisit u ndalua, por u kthyen kur u rifillua.

Ajo që është edhe më e çuditshme, është se të gjithë këta pacientë janë vetëtrajtuar fillimisht me një dush të nxehtë, pa asnjë lloj sugjerimi nga mjekët.

Pse një banjë e nxehtë? Kjo nuk është plotësisht e qartë. Tetrahydrocannabinol, ose THC, përbërësi kryesor tek marijuana, ka qasje në receptorët e dhimbjes së trupit, kështu që një teori është se ndjenja tërheqëse e nxehtësisë ekstreme ndërpret ciklin e dhimbjes, duke lehtësuar kështu simptomat. Në këtë kontekst, vetë trupi i pacientëve ka kërkuar një dush të nxehtë.

Sidoqoftë, edhe këtu ka një “kontrast”:

THC-ja dhe kanabinoidët e tjerë në bimën e marijuanës janë përdorur për lehtësimin e dhimbjeve - duke hequr, në mënyrë paradoksale, pikërisht të vjellat dhe dhimbjen e kokës tek pacientët me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë.

Pavarësisht popullaritetit të marihuanës si një qetësues dhimbjesh, rezultatet e studimit mbi efektivitetin e saj kanë qenë të përziera. Megjithatë, pse i njëjti përbërës do të lehtësonte dhe gjithashtu do të shkaktonte dhimbje? Ndër një mori mundësish: Nivelet e dozës.

Një mister tjetër: Jo të gjithë përdoruesit e marijuanës apo lëndëve të tjera të ngjashme janë prekur nga CHS. Nuk është plotësisht e qartë se kush është i predispozuar të preket nga ky çregullim.

Pyetje të tjera pa përgjigje: A ka një kohëzgjatje të caktuar? A është një lloj më specifik produkti? Për këto dhe shumë të tjera, mjekët nuk kanë ende përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat