Tri këshilla për një marrëdhënie të suksesshme në çift!

Life style

Tri këshilla për një marrëdhënie të suksesshme në çift!

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Të jetuarit bashkë është e gjitha një çështje ndërmjetësimi. Është një “punë” e lodhshme për të dyja palët, por komunikimi do të çonte në një kuptim më të thjeshtë të kërkesave tuaja.

Ja cilat janë tre këshillat tona për ju :

Të folurit me delikatesë.

Ju gjithnjë duhet të kontrolloni tonin e zërit. Është e natyrshme të ndiesh nevojën e pakontrollueshme për të ulëritur, por në këtë mënyrë jo vetëm që nuk arrin t’i shpjegosh tjetrit gjërat që nuk funksionojnë, por përkundrazi ,ato përkeqësohen.

Bëni një listë prioritetesh

Nuk mund ta kaloni të gjithë kohën duke u zënë për gjithçka sepse kështu do të rrezikoni që ta “helmoni” jetën tuaj. Duhet të mendoni se dhe ju nuk jeni e përsosur. Edhe partneri juaj sigurisht ka shumë gjëra që nuk pëlqen te ju. Ndaj “puna” është e dyfishtë, sepse duhet të mësoni, por edhe të “korrigjoni”.

Përdorni komunikimin joverbal.

Gjëra të vogla që nuk duhet të kthehen as në dënim e as në mëri, por vetëm në disa truke apo shaka për ta bërë atë të kuptojë, pa grindje, se sa e rëndësishme është për t’i dhënë njëri-tjetrit një dorë.

Të gjitha këto janë disa këshilla të thjeshta për të jetuar pak më të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat