A të do ai me të vërtetë, zbuloje tani

Life style

A të do ai me të vërtetë, zbuloje tani

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 07:47
Ilustrim

Dashuria është shumë e thjeshtë, por njerëzit, meshkujt më saktësisht, e bëjnë të komplikuar për atë se turpërohen t’i shfaqin ndjenjat e tyre, firkësohen të lirohen, nuk duan të qajnë, nuk duan të kërkojnë falje kur gabojnë, nuk thonë “Të dua”….

Lista është e pafund për dallim nga çiltërsisë së vajzave, të cilave gjithmonë u paguhet me emocione të lënduara, besim të keqpërdorur dhe zemër të thyer.

Natyrisht, ekzistojnë përjashtime nga të dy gjinitë të cilët kanë fatin të jenë krejtësisht të kundërt, meshkujt janë të thjeshtë, ndërsa vajzat të komplikuara.

Por, për shkak se meshkujt janë ato të cilët shpesh herë janë të komplikuar, kohë është që kur me të vërtetë të dashurohen tek një femër të jenë të thjeshtë me atë.

Ai me të vërtetë të do nëse e shfaq atë, në të kundërtën nuk të do mjaftueshëm ose aspak.

Ai të do me të vërtetë nëse të thotë se je e bukur edhe pa makijazh, pa dekolte ose pa mini fund dhe me flokë të shkujdesura në mëngjes.

Ai të do me të vërtetë nëse të jep liri, por është aty për tu kujdesur për ty.

Ai të do me të vërtetë nëse nuk të ndalon absolutisht asgjë.

Ai të do me të vërtetë nëse planifikon të ardhmen me ty.

Ai të do me të vërtetë nëse nuk turpërohet ta njoftojë familjen tënde ose shoqërinë.

Ai të do me të vërtetë nëse seksin me ty e sheh si bërje dashurie.

Ai të do me të vërtetë nëse nuk turpërohet të të kapë për dore ose të të puthë në vende publike.

Ai të do me të vërtetë nëse vazhdimisht të përqafon.

Ai të do me të vërtetë nëse gjithmonë kujdeset për sigurinë tënde.

Ai të do me të vërtetë nëse i mungon dhe nëse të tregon se i ke munguar.

Të do me të vërtetë nëse të përkrah për gjithçka që dëshiron të bësh në jetën tënde.

Të do me të vërtetë nëse të pranon ashtu siç je.

Të do me të vërtetë nëse e ndjen se ti je ajo e vërteta për të dhe nëse e pranon atë pa pikë turpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat