Ngjyrat që do të bëjnë diferencën në vjeshtë

Life style

Ngjyrat që do të bëjnë diferencën në vjeshtë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Çdo sezon ka disa ngjyra që përcaktojnë tendencat më të reja.

Fillimi i vjeshtës bën të fokusohemi te ngjyrat që bëjnë diferencën, jo vetëm sepse janë një trend por edhe se kanë diçka të veçantë.

Kafja është ngjyra protagoniste e sezonit të ri por disa nuanca të tjera do të ndriçojnë stilin tonë. Portokallia është ngjyra e vjeshtës por nuanca e tullës, është ajo që do të na bëjë për vete këtë herë.

Një tjetër ngjyrë është e gjelbra, të cilën e pamë në pasarelat e Saint Laurent, Blumarine dhe Dolce & Gabbana. Dhe nuancën kobalt blu e pamë te Balenciaga, Blumarine dhe Iris Van Herpen, ndërkohë që tashmë është pjesë dhe e stilit të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat