11 mënyra për të gjetur nje hobi të ri dhe pse ju duhet patjetër një i tillë!

Life style

11 mënyra për të gjetur nje hobi të ri dhe pse ju duhet patjetër një i tillë!

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Të gjeturit e një pasioni të ri për të zhvilluar ose thjesht për të bërë në jetë mund të jetë një nga gjërat më të mira që do të bënit për veten. Një hobi i ri mund të kontribuojë në "vetëvlerësimin e shëndetshëm dhe formimin e identitetit", thotë terapistja Caroline Given.

Një studim i vitit 2020 i botuar në Psychotherapy and Psychosomatics zbuloi se angazhimi me një hobi kishte një efekt pozitiv tek të rriturit me depresion të vetë-raportuar, duke i ndihmuar ata të ndiheshin më të relaksuar, energjik dhe të frymëzuar. Për më tepër, një studim i shtatorit 2021 me mbi 13,000 amerikanë zbuloi se shumë kohë e lirë - më shumë se pesë orë në ditë - çoi në një mirëqenie më të ulët, por përdorimi i kohës jashtë punës në mënyra kuptimplotë, si me një hobi, sillte efektin e kundërt.

Ndërsa mund t'ju duhet të provoni disa gjëra para se të gjeni përputhjen tuaj të përsosur, i gjithë procesi ia vlen. Zgjidhni aktiviteve stimulese, jo domosdoshmërisht shumë sfiduese për ju. Truri e do risinë dhe përfshirjen. 

Ja disa këshilla që duhet të keni parasysh:

1. Rikthehu në fëmijëri, çfarë të pëlqente të bëje atëherë?

2. Provo disa ide vetë në shtëpi, sa për të krijuar një mendim të përgjithshëm lidhur me atë që mund të të përshtatej ose jo.

3. Provo diçka për të cilën mendon se s'je mjaftueshëm i mirë.

4. Gjej një aktivitet që do të të bëjë të harrosh gjithë streset, ngarkesat e ditës.

5. Rikujto një hobi të shkuar, që e kishe lënë në harresë.

6. Shiko me vëmendje se çfarë të pëlqen të blesh zakonisht nga gjërat që "s'të duhen".

7. Gjej një aktivitet që të bën të ndihesh produktive.

8. Provo një hobi që të jep vetëbesim.

9. Sugjeroja një shoqeje idenë dhe bëni të dyja një "gjueti hobesh".

10. Kërko për një aktivitet që është ndryshe, i veçantë e që s'të kishte shkuar mendja më parë.

11. Kultivoje dëshirën për atë pasion. Bëj shumë qejf gjatë procesit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat