Njerëzit me ankth shpjegojnë fuqinë qetësuese të makeup tutorials

Life style

Njerëzit me ankth shpjegojnë fuqinë qetësuese të makeup tutorials

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Mendja është një mjet i fuqishëm që, edhe në mes të ankthit, zbulon në mënyrë aktive mënyra që japin një ndjenjë shprese ose qetësie. Një burim befasues që mund të qetësojë përkohësisht ankthin janë videot e grimit (makeup tutorials – video udhëzuese).

Vëzhgimi i veprimit të thjeshtë, por sistematik i të bërit grim mund të na ndihmojë të relaksohemi dhe të shkëputemi nga shqetësimet tona, sipas psikoterapistes Lee Pycroft.

Të shohësh një video na ndihmon të ndihemi të pranishëm në atë moment dhe na pengon të parashikojmë me ankth atë që mund të ndodhë ose të reflektojmë mbi çfarë që ka ndodhur në të kaluarën. Ky quhet efekt modelimi, sipas Jo Lukins, një eksperte e psikologjisë.

"Të grimohesh është një detyrë e qëllimshme, shpesh e ngadaltë dhe e kujdesshme. Prandaj, të shohësh dikë që bën grim me kujdes mund të jetë diçka e dobishme,” tha Lukins për HuffPost. "Gjendja përcillet, kështu që videoja do të shfaqë një ndjesi që mund të shërbejë si e kundërta e asaj çfarë po ndjen personi."

Dy elementë që janë kryesisht përgjegjës për rritjen e ankthit janë paparashikueshmëria dhe çrregullimi dhe të shohësh makeup tutorials, ku veprimet janë të qeta dhe të kontrolluara, mund t'i kundërshtojë ndjesitë që përjeton dikush me ankth.

“Ju mund të shihni se si fillon dhe mbaron shihni se çfarë ndodh në mes. Nuk ka asgjë për të supozuar, gjë që zvogëlon gjasat e rrezikut [të perceptuar],” tha për HuffPost Crystal R. Currie, një këshilltare e licencuar e shëndetit klinik.

Vlen të përmendet se ndjekja e videove me makeup nuk është një mjet i terapisë, por një teknikë e shkurtër për të ndihmuar në qetësimin e ankthit. Këto video krijojnë një efekt afatshkurtër, por ndonjëherë një akt mund të shërbejë si një katalizator për ndryshim.

“Kam pasur ankth që nga fillimi i shkollës së mesme. Kuptova që videot e grimit ishin qetësuese sapo fillova t’i shihja. I shoh, por nuk i zbatoj. Kur i shoh, është argëtuese dhe relaksuese,” shprehet Krystina Quintana.

Michelle Mickey, një tjetër i diagnostikuar me ankth, thotë:

“Unë jam diagnostikuar me ankth që kur isha 12 vjeç dhe me një diagnozë komplekse të stresit post-traumatik që nga viti 2018. Kuptova që të shihja video udhëzuese se si të bësh grim më ndihmonte të qetësohesha.”

McKenzie Lynn Tozan, e diagnostikuar me ankth, çrregullim bipolar dhe depresion, shprehet:

“Vite më parë, nisa të shihja dy komediane që bënin makeup tutorials – videot ishin të shkurtra dhe më bënin të qeshja. Më pas kuptova që nuk i shihja për humorin e tyre. Unë prisja të shihja transformimet fizike. Madje mërzitesha kur nuk tregonin të gjithë procesin e plotë të aplikimit të grimit, ose nëse e tregonin shumë shpejt. Mendoj se çfarë më pëlqen është procesi dhe përfundimi. Ekziston një kontroll i mahnitshëm në këto procese dhe kur ato përfundojnë e duken pa të meta, kjo më jep këtë kënaqësi të jashtëzakonshme. Kurrë nuk i kam zbatuar teknikat, as edhe një herë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat