Pse femrat shtiren sikur po përjetojnë orgazëm?

Life style

Pse femrat shtiren sikur po përjetojnë orgazëm?

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

E para dhe më e rëndësishmja mund të themi, është seksi i keq

Të gjithë e dinë tashmë që femrat shtiren shpesh, por arsyeja është misteri që meshkujt nuk e kanë kuptuar akoma.

Para se të nxitoheni të mendoni se e dashura juaj është shtirur gjatë gjithë kohës dhe të nevrikoseni, duhet të mësoni të vërtetën!

Jo të gjitha femrat shtiren, dhe nuk do të thotë patjetër se është faji juaj, prandaj kemi mbledhur disa arsye se pse ndodhë kjo.

E para dhe më e rëndësishmja mund të themi, është seksi i keq. Është normale që të mos shijoni seksin me një partner, sidomos nëse nuk keni qenë në lidhje kohë të gjatë, apo thjesht po kaloni natën me ta.

Dhe sigurisht, është më e lehtë që të shtireni sikur po përjetoni orgazëm në mënyrë që të përfundoni seksin, sesa të përpiqeni të shpjegoni partnerit se çfarë po bëjnë gabim dhe çfarë duhet të ndryshojnë.

Kjo mund të jetë sepse ato janë të irrituara dhe nuk duan të shpjegohen, por mund të jetë gjithashtu sepse ato ndjehen keq që të iu thonë të vërtetën.

Shumica e femrave që shtiren gjatë seksit me partnerin të cilin e duan sikur po përjetojnë orgazëm, e bëjnë në mënyrë që të bëjnë partnerin të ndjehet më mirë për veten, dhe sepse nuk duan të ia lëndojnë egon e tij.

Pra, nuk do të thotë se është gjë e keqe për juve, por ju patjetër duhet të keni më shumë komunikim me partneren sa i përket jetës tuaj seksuale në atë mënyrë që ajo të ndjehet e lirë të iu tregoj juve se çfarë i sjellë më shumë kënaqësi.

Seksi monoton gjithashtu duhet të shmanget sa më shumë nëse dëshironi të kënaqni partneren tuaj. Provoni pozicione të reja, eksperimentoni me lodra seksi apo çfarëdo që mund të jetë e nevojshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat