Disa nga perimet e vjeshtës dhe dimrit që duhet t’i mbillni në kopshtin tuaj

Life style

Disa nga perimet e vjeshtës dhe dimrit që duhet t’i mbillni në kopshtin tuaj

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Mbillni këto perime të vjeshtës dhe dimrit sot për një korrje të shijshme në vetëm tre javë!

Perime me rrënjë

“Perimet me rrënjë si karotat, panxhari dhe rrepka e dimrit janë perimet luftëtarë të një kopshti. Ato mbijetojnë dhe lulëzojnë në temperatura të ftohta”, tha ekspertja e kopshtarisë Andrea Bellamy.

“Mbillni farat drejtpërdrejt në tokë dhe pse koha është e ftoftë gjatë vjeshtës dhe dimrit, nuk ka problem. Farat e tyre duhet të mbillen në tokë të lirshme në një shtrat të paktën 12 centimetra të thellë, në mënyrë që rrënjët të zhvillohen plotësisht”, tha ajo.

Perime të gjelbra

“Ditët e fundit të verës janë perfekte për krijimin e perimeve me gjethe që mund të korren dhe shijohen gjatë gjithë vjeshtës”, tha Bellamy. Ajo gjithashtu ka sugjeruar që të rrisim marulet, si marulet me gjethe të kuqe edhe marulet me gjethe të gjelbër. Ato mund t’i blini të vogla dhe pastaj t’i mbillni në kopsht.

Ato duhet t’i mbillni në një vend me hije dhe duhet të ujiten rregullisht, pas tre javësh mund të filloni t’i konsumoni ato.

Fasule

“Më pëlqen aroma e fasuleve të freskëta të kopshtit,” thotë Bellamy. Ajo rekomandon rritjen e shumëllojshmërisë së fasuleve, të cilat piqen shpejt, mund të rriten në hapësira të vogla dhe nuk kërkojnë një kapak për mbështetje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat