Pse duhet t'i lini fëmijët të qajnë?

Life style

Pse duhet t'i lini fëmijët të qajnë?

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Është e vështirë të dëgjosh vogëlushin tënd duke qarë, prandaj me siguri nxiton drejt tij dhe përpiqesh që ta ndalosh. Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron që ta lini të qajë, pasi në të vërtetë e dobishme dhe jo aq e tmerrshme sa mund të duket në fillim.

1. Nuk ka efekte anësore

Një studim i kryer nga The Journal of Child Psychology and Psychiatry zbuloi se lënia e foshnjave të qajnë, nuk ka pasoja negative. Gjatë eksperimentit, nuk u gjetën efekte të sjelljes gjatë zhvillimit të tyre. Për më tepër, nuk e përkeqësoi lidhjen e nënës me foshnjën në asnjë mënyrë.

2. Ata bëjnë gjumë më të qetë

Një studim zbuloi se foshnjat që lihen të qajnë gjatë natës, bëjnë një gjumë më të thellë. Në eksperiment, foshnjat u ndanë në 2 grupe: ata që u lanë të qajnë dhe ata që prindërit i pushuan së qari para se të shkonin në shtrat. Si përfundim, foshnjat nga grupi i parë fjetën më shpejtë dhe u zgjuan më rrallë gjatë natës.

3.  Formojnë vetë-kontrollin

Mos reagimi i menjëhershëm ndaj nevojave të foshnjës tuaj, mund t'i mësojë ata të qetësohen vetë. Dieter Wolke, profesori që drejtoi studimin e parë, nuk e këshillon ndërhyrjen e menjëhershme. Pasi të mësohen me këtë gjë ata do të jenë në gjendje të qetësohen vetë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës.

4. Fillojnë të zemërohen më rrallë

Besohet se teknika e qarjes i ndihmon fëmijët të jenë më pak tekanjozë. Meqenëse metoda kërkon që një fëmijë të qetësohet pa ndihmën e dikujt, ka të ngjarë që ata të zemërohen më rrallë. Ata do të ndihen më të lumtur gjatë gjithë ditës dhe koha e gjumit nuk do të jetë më problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat