5 gjëra që ju bëjnë të dukeni më pak tërheqës

Life style

5 gjëra që ju bëjnë të dukeni më pak tërheqës

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:00
Ilustrim

Shkencëtarët kanë studiuar dhe kanë dalë me disa tipare të përbashkëta që duket se e bëjnë një person jo tërheqës për të tjerët. Pamja është një parametër por këta 5 faktorë të tjerë nuk i keni imagjinuar.

Mungesa e gjumit

Në vitin 2010, studiuesit nga Suedia krahasuan fotografitë e njerëzve që kishin fjetur të paktën tetë orë një natë më parë dhe atyre që nuk kishin fjetur për 31 orë. Pjesëmarrësit raportuan se njerëzit me mungesë gjumi kishin qepalla të rëna, rrathë të zinj dhe një pamje më të trishtuar.

Qëndrimi jo “i duhur”

Një studim nga Universiteti i Kalifornisë, tregoi se njerëzit me një qëndrim të mbyllur, për shembull me krahë të kryqëzuar ose pozicion këmbëkryq, u vlerësuan si më pak tërheqës se ata që qëndronin në një pozicion më të lirshëm ose në këmbë.

Stresi

Studimet kanë treguar se gratë me nivele të larta të hormonit të stresit u vlerësuan si më pak tërheqëse nga burrat. Por ka dhe shenja në gjuhën e trupit si lëvizjet nervore, agresioni në shikim që ndikojnë.

Humori

Sipas një studimi të vitit 2015 midis burrave dhe grave që u takuan për herë të parë, ata që qeshën më shpesh me shakatë e njëri -tjetrit fituan më shumë pikë tërheqëse kur vlerësuan.

Mungesa e lëvizjes

Hulumtimet zbuluan se njerëzit që janë në veprim, me pak fjalë, lëvizin, tërheqin më shumë interes se ata që qëndrojnë për shumë kohë pa lëvizur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat