Shenjat që tregojnë se nuk duhet t’i besosh atij

Life style

Shenjat që tregojnë se nuk duhet t’i besosh atij

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Në shikim të parë duket si ideali për ju, por instikti juaj ju paralajmëron se diçka nuk është në rregull. Kjo ndodh sepse nganjëherë shqisat kapin disa të dhëna për mosbesueshmërinë e personit me të cilin keni të bëni. Por si ta kuptoni se personi që keni në krah nuk është aq i besueshëm?

Ai është tepër i sjellshëm

Ai bën gjithçka për të kaluar mirë, mund të shpenzojë para për t’ju bërë përshtypje dhe zgjedh me kujdes fjalët dhe veprimet e tij. Nëse sjellja e tij duket e krijuar deri në detajin e fundit, mund të keni para sysh një person manipulues.

Ai fsheh celularin e tij

Kur jeni bashkë, ai e mban telefonin gjithmonë në xhep. Nuk e lëshon për asnjë moment nga dora.

Ju jep shpjegime të paqarta

Kur nuk përgjigjet në telefon, ai mund të justifikohet duke thënë “e kam harruar në silent” ose “isha jashtë me miqtë” duke shmangur kështu dhënien e llogarisë.

Ju jep më shumë shpjegime sesa keni kërkuar

Në përpjekje për të fshehur diçka të dyshimtë, ai përpiqet të përshkruajë në detaje një takim me miqtë për t’ju bindur se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Ai shpesh bie në kontradikta

Mund të anulojë në minutën e fundit një takim tuajin ose nëse nuk është një gënjeshtar i mirë, mund të harrojë dhe t’ju tregojë që kishte shkuar për një pije “me shokë të vjetër” ndërsa më parë ju kishte thënë se e kishte kaluar gjithë ditën në shtëpi.

Ai shikon të tjerat para jush

Syri i tij, siç thonë ata, “luan”. Flirton me gra të tjera para jush.

Ai ndihet i zemëruar nga marrëdhëniet e mëparshme

Nëse ai nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë emocionet negative nga përvojat e kaluara, mund të ndiejë se është i lirë të hakmerret për atë që e ka lënduar – me rrezikun që në fund do të paguani për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat