Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë dikujt që po kalon krizë të shëndetit mendor

Life style

Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë dikujt që po kalon krizë të shëndetit mendor

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Nëse dikush që e doni po kalon në një krizë të shëndetit mendor, është e natyrshme se ju doni t’i ndihmoni.

Por, disa fraza mund të përfundojnë duke e përkeqësuar gjendjen e personit.

Për të ndihmuar të dini se si të flisni më mirë me dikë që kalon një krizë të shëndetit mendor, ekspertët kanë disa këshilla.

Gjashtë gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë dikujt që po kalon krizë të shëndetit mendor:

1.”Injoroni mendimet negative”

Profesori i asociuar i psikologjisë klinike në Universitetin George, Sherry Davis Molock zbuloi se edhe pse do të jetë e pakëndshme, është e rëndësishme të lini mikun ose të dashurin tuaj të shpreh çfarëdo që po ndjen.

Duke i inkurajuar ata që të mos flasin për të, kjo vetëm do t’ia vështirësoi atij gjendjen.

2.”Nuk po mendon për vetëvrasje, apo jo?”

Shprehjet e tilla duhet të shmangen për personat të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë.

Nëse kjo thuhet në formë jo të duhur, mund të shkaktojë më shumë dëme, shkruan The Sun.

3.”Po ndihesh përsëri kështu?”

Dan Reidenberg, drejtor ekzekutiv i “Zërave të Edukimit të Vetëdijes për Vetëvrasje” tha se pavarësisht sa herë kjo ka ndodhur për personin, çdo herë është e ndryshme, kështu që është gjithmonë e vërtetë për ta dhe duhet të jetë edhe për ju.

Nuk ka rëndësi nëse nuk është hera e parë që ata mund të kenë pasur mendime vetëvrasëse, secili është një mendim serioz.

4.”Vetëvrasja është veprim i gabuar “

Besimet tuaja nuk do të jenë të dobishme për këdo që përjeton mendime vetëvrasëse.

Vetëm për shkak se ju mendoni se vetëvrasja është e gabuar, kjo nuk do të pakësojë luftën e tyre dhe mund t’i bëjë ata të ndihen të tjetërsuar.

5.”Po reagoni tej mase”

Profesori Gold tha se duke i thënë dikujt që po reagojnë në mënyrë të tepërt, ju mund ta bëni atë të ndiejë se nuk mund të flasë për mendimet ose emocionet e tij.

Në vend të kësaj përpiquni qe t’i bëni ata të kuptojnë se ndjenjat e tyre kanë vlerë për juve.

6.”Jeta juaj është e mrekullueshme”

Dëgjoni ata persona pa i gjykuar dhe pohoni se si ndihen, nuk ka rëndësi se çfarë lloj jete kanë, të gjithë mund të ndihen jo mirë.

Pastaj, përpiquni t’i ndihmoni ata të kuptojnë se marrja e ndihmës profesionale mund të jetë vërtet e dobishme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat