Si të veprosh kur ai nuk të shkruan për shumë gjatë, pastaj rikthehet sikur s’ka ndodhur asgjë?

Life style

Si të veprosh kur ai nuk të shkruan për shumë gjatë, pastaj rikthehet sikur s’ka ndodhur asgjë?

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Pas tre javësh pa folur, ai dërgon një mesazh që nis sikur të mos kishte ndodhur asgjë ose me një falje të dyshimtë.

Amy North, trajnere “dating” në internet, thotë për Elite Daily, se njerëzit zakonisht “zhduken dhe rikthehen, sepse kanë frikë të bëjnë një bisedë të vërtetë në lidhje me ndjenjat e tyre dhe ky lloj personi nuk është dikush me të cilin është mirë të jeni gjithsesi”.

Patti Sabla, një punonjëse sociale e licencuar klinike, shton:

"Ne i mësojmë njerëzit si të na trajtojnë. Me fjalë të tjera, mirëseardhja e dikujt që ju “injoroi”, u jep atyre shumë mirë mundësinë që ta bëjnë përsëri.”

Është e rëndësishme të vendosni kufij dhe të keni ide të qarta për njerëzit që ikin-vijnë-ikin përsëri. Më poshtë gjeni një udhëzues me 3 hapa se si të përgjigjen kur ai që u zhduk për shumë kohë, papritmas rikthehet:

#1 – Zbuloni çfarë doni

Sigurisht, ju takon juve të vendosni se çfarë lloj sjelljeje do të pranoni. Ju edhe mund ta falni dikë dhe të shihni vazhdimësinë sepse nuk ka një rregull universal për të gjithë.

Pra, së pari: Vendosni çfarë dëshironi. Nëse doni t'i jepni këtij personi një shans tjetër, asgjë nuk ju ndalon. Nga ana tjetër, mendoni arsyet pas atij veprimi dhe sa janë gjasat të ndodhë përsëri? Do toleronit edhe herë të tjera?!

#2 – Vendosni kufij

Pavarësisht se në cilën fazë të marrëdhënies (ose para-marrëdhënies) jeni, do të keni pritshmëri të caktuara nga partneri juaj dhe këto pritshmëri duhet të komunikohen herët. Nëse ata nuk përputhen me ato pritshmëri, nuk ka asnjë problem. Tashmë e dini të dy dhe mund të vazhdoni jetët tuaja.

Nëse veprimi i të zhdukurit për javë të tëra për ju është i patolerueshëm, duhet t’ia komunikoni atij këtë. Askush nuk na lexon mendjen, prandaj duhet të jemi të qartë në gjërat që duam, që pranojmë dhe nuk pranojmë.

#3 – Mos e tejzgjasni e mos e komplikoni kur mund të jetë shumë e thjeshtë

Ka shumë mënyra për të vendosur një kufi, dhe ato nuk kërkojnë të gjitha një bisedë të thelluar. Nëse “injorimi” që ai ju bëri është i patolerueshëm për ju, nuk keni pse ta sqaroni gjerë e gjatë këtë. Fakti që ju nuk do t’i shkruani më do ta bëjë të kuptueshme.

E rëndësishme është, që të dy ta dini se çfarë prisni nga njëri-tjetri dhe të bini në paqe me faktin që mund t’i plotësoni ose jo këto pritshmëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat