Kushtoji vëmendje fëmijës tënd! Edukoje në mënyrën e duhur!

Life style

Kushtoji vëmendje fëmijës tënd! Edukoje në mënyrën e duhur!

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Jetojmë në një kohë kur të gjithë jemi të zënë në rutinën tonë. Kostoja e lartë e jetesës ka bërë që shumëprindër të bëjnë edhe nga dy punë për të siguruar të ardhurat e nevojshme për familjen. Dhe me të drejtë, qeratë e larta, ushqimet e shtrenjta, kostot që duhen mbuluar për çdo fëmijë, vështirë se mund tëmbulohen me një rrogë. Mirëpo kjo gjë ka sjellë me vete dhe shumë pasoja negative për familjen.

Familja në thelb është qeliza e shoqërisë dhe ndaj duhet mbrojtur me fanatizëm. Por në kushtet kur tëardhurat e kufizuara të detyrojnë të qëndrosh larg familjes, normalisht priten edhe efekte negative tëzgjedhjeve dhe zgjidhjeve që bëjmë. Punët me orar të zgjatur, punët me dy turne, apo dypunësimet sjellin edhe shkëputje nga familja dhe fëmijët. Një fëmijë i lirë dhe i pakontrolluar nga prindërit, ka më shumëmundësi të gabojë në jetë.

Fëmija ka dy ambiente ku formohet, shkolla dhe familja. Të dyja ambientet duhet të funksionojnë nëharmoni me njëri tjetrin, në të kundërt një fëmijë fillon të gabojë dhe të mendojë se zgjedhjet e gabuara janë të duhurat (Askush nuk do të gjendet aty për t’i kritikuar e për t’i bërë të kuptojnë çfarë janë duke gabuar).

Ne normalisht duam kushte më të mira jetese dhe ndaj mundohemi me orare të zgjatura t’i sigurojmë, ama nuk duam as që fëmijët tanë të na shkasin nga duart. Ndihemi të gjithë keq kur dëgjojmë për aksidente, vetëvrasje apo vrasje në radhët e të rinjve, ama këto janë të gjitha efektet e zgjedhjeve të gabuara tëprindërve dhe mungesës së edukimit të duhur në shkollë. Normalisht një fëmijë, në çdo moshë, por mëtepër në adoleshencën e vështirë, nuk duhet lënë vetëm. Ai ka nevojë për mbështetje të vazhduar dhe për t’ia tërhequr vëmendjen në gabimet që bëjnë, në mënyrë që të kuptojnë gabimin e ta ndreqin në tëardhmen.

Nëse gjendesh në kushtet e vështira të vendosura në kohët e sotme ndërmjet familjes dhe punës, bëj zgjedhjen e duhur. Nuk po të sugjeroj të heqësh dorë nga komoditeti, por mendo edhe se si do ta shohësh fëmijën tënd në të ardhmen. Mundohu që sadopak kohë të lirë të kesh, t’ia kushtosh fëmijës tënd. Fol me të, shihe në sy dhe kuptoje çfarë është duke kaluar. Edukoje me normat dhe moralet e duhura, para se tëjetë shumë vonë dhe të pendohesh për edukimin që i ke dhënë si prind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat