Si të krijoni një pastrues natyral për banjën dhe dushin?

Life style

Si të krijoni një pastrues natyral për banjën dhe dushin?

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Ju nuk keni pse të përdorni kimikate sintetike dhe të dëmshme për të larguar papastërtitë nga banja dhe dushi. Pastruesit natyralë mund të jenë po aq efikasë sa kimikatet sintetike.

Ky larës nuk ka asnjë substancë gërryese, kështu që mund të pastroni me lehtësi edhe sipërfaqet më delikate. Ju mund ta përdorni atë për të pastruar vaskën, pllakat dhe qelqin.

Por, mos harroni! Sa më shumë papastërti të këtë, aq më i ashpër duhet të jetë pastruesi.

Përbërësit
Edhe pse jemi duke përdorur përbërës të thjeshtë është e rëndësishme të zgjidhni ato të duhurit.

Uthulla është acidike dhe ndihmon në prishjen e mineraleve të forta, ndërsa sapuni ndihmon në heqjen e papastërtive të tjera.

Por sapuni i zakonshëm nuk do të funksionojë, sepse ai nuk përshtatet mirë me uthullën.

Prandaj duhet të zgjidhni detergjentin e enëve, i cili është kimikisht më i fortë dhe përshtatet më mirë.

Ju gjithashtu mund të shtoni shtoni vajra për pastrim shtesë dhe fuqi dezinfektimi, si ai i limonit, portokallit, qitros etj.

Përbërësit
Një shishe qelqi 0.5 l

1 ose 1/2 gota me uthull të bardhë

1/2 filxhan ose 2 lugë gjelle larës enësh

20 pika vaj sipas dëshirës

Përgatitja
Kombinoni të gjithë përbërësit në shishe, duke shtuar uthullën të fundit.

Sigurohuni që të lini pak hapësirë në shishe, për të lejuar përzierjen.

Tundeni shishen mirë para çdo përdorimi.

Përdorimi
Spërkasni vaskën dhe sipërfaqet e dushit, duke shmangur çdo pajisje metalike dhe sipërfaqe mermeri, për shkak të uthullës.

Më pas pastroni me një leckë mikrofibre ose sfungjer.

Për një pastrim më të thellë, spërkasni sipërfaqet dhe lëreni përzierjen të qëndrojë për rreth 15 minuta dhe në fund pastroni.

Shënim
Këshillohet ta ruani këtë pastrues në një shishe qelqi sepse me kalimin e kohës acidi në uthull mund të prishë plastikën.

Dhe për një pastrim më të fortë, ju gjithashtu mund të spërkasni me sodë buke zonat e vështira dhe më pas t’i pastroni ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat