Hapat për të identifikuar paratë false

Life style

Hapat për të identifikuar paratë false

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Prek, shiko, lëviz. Është kjo “formula” që Banka e Shqipërisë u sugjeron qytetarëve për të identifikuar paratë false.

Aranit Bajri, përgjegjës i Qendrës Kombëtare të Analizës në Bankën Qendrore shpjegon se si mund të kryhet ky proces. Për shkak edhe të vlerës, preja 1 mijë lekë rezulton më e falsifikuar. Bajri tregon se gjatë pandemisë rritje pësoi edhe falsifikimi i kartëmonedhës 2 mijë lekë.

Falsifikimi i parave vijon të mbetet prezent në vend. Gjatë vitit të shkuar, koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion copë në qarkullim pësoi një rritje të lehtë.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, në 6 vitet e fundit janë shënuar 553 vepra penale në fushën e falsifikimit të parave, ku trendi ka qenë rritës.

Për falsifikatorët parashikohet dënim me burg deri në 5 vjet, ndërsa kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Banka e Shqipërisë thotë se falsifikimi i parave nuk është fenomen shqetësues pasi sasia mbetet e ulët ndërsa imitimi i kartëmonedhave rezulton në nivele tejet amatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat