Disa mite për flokët, që në fakt nuk janë të vërteta

Life style

Disa mite për flokët, që në fakt nuk janë të vërteta

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Rënia e flokëve, zbokthi dhe thinjat e parakohshme të flokëve janë bërë alarmante te burrat dhe gratë e të gjitha moshave. Për shkak të faktorëve të shumtë si moti, uji i fortë ose mungesa e rutinës së duhur të kujdesit të flokëve, një numër i madh njerëzish vuajnë nga ndonjë problem i flokëve.

Derisa shumë njerëz përdorin produkte të shtrenjta për kujdesin e flokëve, pak gjithashtu mbështeten në këshillat që janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në ditët e sotme.

Më poshtë i gjeni disa këshilla të kujdesit të flokëve që besohen nga shumë njerëz e që sipas ekspertëve nuk janë vërtet të dobishme për flokët tuaj.

Lëngu i qepës rrit flokët

Lëngu i qepës përmban squfur që përdoret për të trajtuar “Alopecia areata”, një formë autoimune e humbjes së flokëve, pra jo çdo lloj të humbjes së flokëve.

Preni flokët për rritje më të shpejtë

Rritja e flokëve vjen nga rrënjët në kokën tuaj dhe jo nga skajet. Andaj prerja e flokëve tuaj do t’i bëjë ato vetëm të duken më të bukur pasi hiqen pjesët e dëmtuara.

Shkulja e flokëve gri i shpeshton ato

Flokët bëhen gri ose të bardha kur qelizat e pigmentit në folikulat e flokëve ndalojnë së prodhuari melaninë. Prandaj këputja e flokëve gri nuk do të rrisë numrin e tyre. Ju mendoni se ata po shpeshtohen në numër sepse po rriten natyrshëm, jo ​​për shkak të këputjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat